Agjencia Zhurnal.mk.

Morena Taraku rrëfen tmerrin që përjetoi gjatë udhëtimit me aeroplan: Faleminderit Zot që më ruajte

Modelja dhe këngëtarja shqiptare, Morena Taraku, ka rrëfyer së fundmi tmerrin që përjetoi në një udhëtim.

 

Në një postim të shpërndarë në InstaStory, artistja nga Peja tregoi për eksperiencën e keqe që e përjetoi në udhëtimin me aeroplan nga Kosova për në Turqi.

Megjithë këtë, ajo mes tjerash falënderoi Zotin që arriti mirë dhe bëri thirrje që të ketë më shumë dashuri dhe kujdes pasi jetës nuk i dihet.

“Faleminderit Zotit për jetën tjetër… Dashuri dhe kujdes vetëm për njerëzit e vërtetë pasi jeta është e shkurtër”, tha Taraku.

“Sot kisha një eksperiencë të keqe derisa po udhëtoja nga Kosova për në Stamboll. Pas gjithash, faleminderit Zot që arritëm mirë. Ju lutem respektoni dhe duani veten sepse askush nuk e bën. Faleminderit Zot që më ruajte, vazhdoi ajo.

Duket se kishte një problem gjatë udhëtimit, ndonëse nuk dha detaje më të hollësishme.

Morena përndryshe prej vitesh është zhvendosur në Turqi, ku edhe po e kalon të shumtën e kohës.

Related posts

Fifi publikon tjetër video me Adisin, më të dashuruar se kurrë më parë

Lea Muslija

Bora Zemani jep përgjigjen përfundimtare, tregon a është shtatzëne

Lea Muslija

Beatrix Ramosaj thekson çdo detaj të trupit me fustanin e shkurt me ngjyrë të kuqe

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More