Agjencia Zhurnal.mk.

Morata sërish pre e mallkimeve dhe kërcënimeve

Ja ku ndodh sërish. Ashtu si pas ndeshjes kundër Polonisë, Alvaro Morata dhe familja e tij janë kthyer sërish në shënjestër për “haters”, ata që urrejnë për të përkthyer një term modern universal. Janë ata që janë egërsuar në rrjetet sociale duke uruar më të keqen për sulmuesin dhe familjarët e tij.

 

Një situatë që e kishte bërë të vuante shumë sulmuesin e Juventus, sic kishte shpjeguar vetë në intervistat e mëparshme, dhe që dukej se ishte mbyllur pas paraqitjes së madhe që bëri ndaj Kroacisë.

Përkundrazi, ndodhi ndryshe pasi furia kishte pushuar vetëm momentalisht, dhe shpërtheu sërish pas penalltisë së humbur nga Moratta në gjysëmfinalen me Italinë.

Për këtë arsye, ashtu si dhe më parë, Alice Campello, bashkëshortja e sulmuesit nuk e ka pranuar këtë situatë dhe e ka denoncuar duke bërë publike në “story-t” e saj në Instagram mesazhet që ka marrë, fraza të papranueshme mallkime me vdekje dhe për sëmundje vdekjeprurëse për bashkëshortin dhe të bijtë si dhe kërcënime. Duke ju përgjigjur vetë e para këtyre personave me shpresën që sic nënvizon vetë, që të merren masa serioze për këta lloj njerëzish pasi kjo është dicka e turpshme dhe e papranueshme. Një apel i drejtë dhe që ja vlen të theksohet.

Related posts

Nuk mbyllet me kaq për Hysajn: Lazio përfshihet për t’i qetësuar gjakrat e tifozëve

D V

Milani gjen marrëveshjen me Monacon për sulmuesin Pellegri

D V

Cristiano Ronaldo ia la rekordin historik Lionel Messit në barazim për vetëm për një ditë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More