Shkup, 4 korrik – Oda ekonomike e Maqedonisë së Veriut këtë vit feston 100 vjetorin e ekzistencës së saj dhe me atë rast përgatiti një monografi për personalitetet dhe ngjarjet që shënuan 25 vitet e fundit.
Monografia, siç informon Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut, përmban të dhëna interesante për të gjitha aktivitetet më të rëndësishme që kanë shënuar ekzistencën e Odës Ekonomike të Maqedonisë ndër vite (nën emrin Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut nga marsi i vitit 2021). Vëmendje e veçantë i kushtohet personave të rëndësishëm për biznesin në vend, kompanive të cilat ishin ose ende janë pjesë e asociacionit më të madh të biznesit, në prizmin e çmimeve të marra të odës në 25 vitet e fundit, që nga hera e fundit që u botua një monografi e odës. Kjo pjesë, e cila është thelbësore për monografinë, siç citohet, paraqet mundësi të jashtëzakonshme t’i përkujtojmë të gjitha personalitetet të cilët kanë ndërtuar një pjesë të jetës së tyre në zhvillimin e ekonomisë së Maqedonisë.
“Në monografi do të lexoni për Shuturkon, Koce Kam, Samarxhija, Dragi Milloshevski, Petar Spaseski, Kutrevski Pekabesko, Hari dhe Bishev, Nanço, Zarçe. Jakim dhe Najdenko, Klubi 100 – Zhivko Alkaloid, Andreja Makpetrol, Geçev IGM, Koço,Done, Peter Shtefan, Shevki Renova, Dauti, Mizo, Argir dhe shumë drejtues të tjerë biznesi, të njohur si në tregun vendas ashtu edhe në tregun botëror, të cilët lanë gjurmë të forta në ekonomi dhe në të njëjtën kohë u përfshinë aktivisht në përditshmërinë e odës, sepse ishin të vetëdijshëm për rolin e Odës, si konsoliduese e bizneseve”, thuhet në kumtesë.
Në monografi janë përfshirë rreth 500 personalitete të cilët ishin ose ende janë të rëndësishëm për organizimin dhe punën e odës. Prej tyre, rreth 270 personalitete janë theksuar me emër, mbiemër dhe kompania, ndërsa rreth 230 personalitete edhe me fotografi në 209 faqe.
Nga Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut theksojnë se sistemi i Odave është një rrjet i madh i degëzuar në të gjithë globin. Nuk ka vend apo qytet të madh pa odën e tregtisë, sepse biznesi dhe kapitali janë prezent kudo, dhe si rrjedhojë nevojitet një shoqatë biznesi për të promovuar bizneset, për të mbrojtur interesat e biznesit dhe për të avokuar në emër të komunitetit të biznesit.
Monografia e Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut zyrtarisht do të promovohet në ditën e Odës – 14 korrik 2022 në konferencë shtypi të Odës.