Prishtina ka arritur ta fitoj ndeshjen e 1/8 së finales ndaj Drenicë 2-1 pas vazhdimeve.
Ka qenë një ndeshje shumë interesante me raste shënimi, por edhe raste diskutabile.
Padyshim momenti kryesor në këtë takim ka qenë në minutën e 118-të të takimit, pranë rezultatit 2-1 në të mirë të Prishtinës.
Kapiteni i Drenicës, Thaqi gjuajti fuqishëm dhe goditja e tij u bllokua nga kapiteni prishtinas, Lorik Boshnjaku.
Në këtë moment kishte protesta të mëdha nga lojtarët dhe e gjithë banka e Drenicës, por gjyqtari Mervan Bejtullahu nuk i dëgjoi duke mos akorduar penallti.
Gjithsesi vlerësojeni vet nëse ishte penallti apo jo?. /Gazeta Olle/