Agjencia Zhurnal.mk.

Momenti kur tifozi i Gjilanit u fut në fushë për ta sulmuar gjyqtarin dhe u arrestua nga Policia e Kosovës

Minutat e fundit në takimin Gjilani – Ulpiana kanë qenë të “çmendura”.

Skuadra e Ulpianës fitoi penallti dhe atë e goditi Santos, ku edhe dështoi, pasi Koliçi priti gjuajten e tij. Megjithatë, kjo pritje e Koliçit nuk vlejti, pasi Rrapa ishte futur më herë në zonë, pa u goditur penalltia, andaj ekzekutimit duhej të përsitej, përcjell GazetaBlic Sport.

Pas rishikimit me VAR, gjyqtari Lirim Jashari urdhëroi që penalltia të përsëritej. Kishte tensione tek shtabi i Gjilanit, me ç’rast u ndëshkua me të kuq Agim Maliqi, ndihmës trajneri i klubit.

Më pas, Santos përsëriti penalltinë, ku edhe shënoi për avantazhin e mysafirëve prej 1-2.

Pas golit të Santos, tifozeria vendase nuk u përmbajt dhe një prej tyre u fut në stadium duke tentuar ta sulmojë gjyqtarin e ndeshjes, Lirim Jasharin…Intervenimi i Policisë ishte i shpejtë dhe u shmang diçka totalisht jo-sportive.

Kujtojmë që Ulpiana mori tri pikë të mëdha, duke mposhtur Gjilanin me rezultat 2-3.

Related posts

Kujdes/ Stuhi e borës do kaplojë Ballkanin

Xh M

Komuna e Çairit dhe komuniteti boshnjak përkujtuan viktimat e gjenocidit të Srebrenicës

R Zh

Gërkovska-Vucas: Mbështetje nga Austria për eurointegrimin

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More