Ekipi i rikthyer në elitën e futbollit kosovar gjatë ditës së sotme ka rinovuar kontratat me nëntë futbollistët e saj.
Të gjithë futbollistët që kanë rinovuar kanë luajtur një rol tejet të rëndësishëm në inkuadrimin e klubit lipjanas në Superligë.
Egzon Qerimi, Armend Blakcorri, Gentian Emini, Rilind Gërbeshi, Bardh Bylykbashi, Ardian Musliu, Trimror Selimi, Berat Ahmeti dhe Kastriot Rapuca kanë vazhduar bashkëpunimin me klubin lipjanas.
Ka qenë faqja zyrtare e Ulpianës në Facebook që ka postuar fotot e të gjithë lojtarëve pas rinovimit të kontratave.
Ulpiana ka qenë njëra nga skuadrat që ka bërë më së shumti përforcime gjatë këtij afati kalimtar veror në Superligë. /Gazeta Olle/