Agjencia Zhurnal.mk.

Modelja do të marr dëmshpërblim mbi 230 mijë euro, shkak prerja e keqe e flokëve

Një gruaje i është dhënë një kompensim prej 20 milionë rupee (mbi 230 mijë euro) nga Komisioni Kombëtar i Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve të Konsumatorit, për një prerje flokësh nga stafi i një salloni në Hotelin New Delhi’s ITC Maurya në vitin 2018.

 

Ankuesja, Aashna Roy, banore e Gurgaon dhe një modele për produktet e flokëve, thuhet se kishte pësuar “traumë të rëndë mendore” pas incidentit.

“Ankuesja ishte një modele për produktet e flokëve për shkak të flokëve të saj të gjatë. Ajo ka bërë modelim për markat VLCC dhe Pantene. Por për shkak të prerjes së flokëve kundër udhëzimeve të saj, modelja humbi punën dhe përjetoi një depresion të madh i cila ndryshoi plotësisht stilin e jetës së saj dhe shkatërroi ëndrrën e saj për të qenë një top-modele”, thuhej në urdhër.

Aashna Roy

Urdhri tha se ankuesja po punonte edhe si profesioniste e menaxhimit të lartë, por incidenti “ndryshoi plotësisht stilin e jetës së saj” dhe se ajo nuk ishte në gjendje të siguronte punë për shkak të kësaj. Ajo gjithashtu pësoi trauma të rënda për shkak të neglizhencës së pretenduar, shkruan The News Minute.

Urdhri thotë se, sipas një vendimi të Gjykatës Supreme për një rast të vitit 2008, kompensimi “jo vetëm që i shërben qëllimit të rimbursimit të individit, por që gjithashtu në të njëjtën kohë, synon të sjellë një ndryshim cilësor në qëndrimin e shërbimit nga ofruesi”.

Aashna Roy

Në seancën gjyqësore u tha se ajo ishte aq e turpëruar sa nuk shikohej më në pasqyrë, i shmangej miqve dhe humbi vendin e punës. 

Related posts

Po e thanë diçka e bëjnë; Me këto shenja zodiakale s’ka llafe

D V

Shenjat e Horoskopit të nëntorit: Kush duhet të përqendrohet te vetja dhe kush te puna

D V

Kushtojini vëmendje: Qe si sillet një djalosh që i mungon kujdesi i babait të tij

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More