Agjencia Zhurnal.mk.

Modelja Behati Prinsloo e përkrah bashkëshortin gjatë një performance, përkundër aludimeve për tradhti

Ajo po vazhdon të qëndrojë pranë bashkëshortit të saj përkundër aludimeve se e ka tradhtuar.

 

Behati Prinsloo ishte parë në prapaskenë në shfaqjen e Adam Levine me “Maroon 5” në Las Vegas të shtunën mbrëma.

Performanca shënoi daljen e parë publike të Levine që kur u akuzua për tradhti ndaj gruas së tij dhe për shkëmbimin e disa mesazheve me femra të tjera përmes Instagramit.

Levine, 43 vjeçar, u ngjit në skenën në MGM Grand Hotel gjatë fundjavës si pjesë e një gala bamirëse të Shaquille O’Neal, The Event, ku morën pjesë yje si Rob Gronkoëski, Camille Kostek, Logan Paul dhe Flavor Flav.

Modelja Sumner Stroh javë më parë e akuzoi muzikantin duke pretenduar se kishte një lidhje njëvjeçare me të, e që më pas publikoi edhe disa mesazhe që ia kishte dërguar.

Me gruan, Adam ndan dy vajza: Dusty Rose, pesëvjeçare dhe Gio Grace, katërvjeçare.

Prinsloo gjithashtu është shtatzënë me fëmijën e tretë.

Engjëlli i “Victoria’s Secret” u fotografua përkrah bashkëshortit në disa raste që nga skandali.

Related posts

Afrona vjen me një thënie pas raportimeve për ndarje nga Blero

Lea Muslija

U përfolën për një lidhje dashurie, kjo është e vërteta e raportit në mes Melindës dhe reperit shqiptar

Lea Muslija

Akon: Të pasurit dhe të famshmit kanë më shumë probleme sesa të varfrit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More