Agjencia Zhurnal.mk.

Modelet e reja të debutuara në panairin e Mynihut janë dëshmi se jo të gjitha automjetet elektrike duken njësoj

Shfaqja e makinave këtë javë në Mynih – ose shfaqja “Mobility” siç është quajtur zyrtarisht – ka qenë një vitrinë e asaj se si do të duken makinat elektrike të së ardhmes shumë të afërt.

 

Dhe pavarësisht nga një keqkuptim i zakonshëm, përzgjedhja e zbulimeve në Gjermani sugjeron që ato do të jenë po aq të ndryshme – nëse jo më shumë – sesa makinat në rrugë sot, përcjell Telegrafi.

Me qeveritë në të gjithë Evropën që po flasin për një ndalim të shitjes së modeleve të reja të benzinës dhe naftës në fund të dekadës, prodhuesit kanë rritur zhvillimin e automjeteve me emetim zero që do të lejohen të shfaqen në dyqanet e tyre nga viti 2030 e tutje.

Sidoqoftë, kufizimet e udhëtimit dhe ndikimi i pandemisë së shkaktuar nga Covid-19 do të thotë se vetëm një pjesë e vogël e prodhuesve të makinave kryesore – kryesisht nga Gjermania – ishin të pranishëm për të zbuluar EV-të e tyre të reja dhe modelet e konceptit në ngjarjen e vitit 2021.

Më poshtë ua sjellim një përmbledhje të plotë të makinave elektrike më të mira dhe më të rëndësishme të lansuara në Mynih këtë javë, nga makinat “për adoleshentë”, deri te ato luksoze dhe SUV që vetëm milionerët dhe personazhet e famshëm mund të përballonin t’i zotëronin.

Mercedes-Benz EQG

Mercedes-Benz EQE

Mercedes-Benz EQB

Mercedes-AMG EQS 53

Hyundai Prophecy

E-Legend EL1

Cupra Urban Rebel

City Transformer

BMW iVision Circular

Audi Grandsphere

Mercedes-Maybach EQS

Porsche Mission R

Renault Megane E-Tech Electric

Smart Concept #1

Volkswagen ID.Buzz AD

Volkswagen ID.Life

Related posts

Toyota Land Cruiser me veshje Liberty Walk

D V

Kështu duket “Lancia 037 e re”

D V

Nga Ameo në Voyage – këto 15 modele të VW që nuk i keni parë kurrë më parë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More