Agjencia Zhurnal.mk.

MJK : Qëllimet dhe parimet e kartës së OKB -së duhet të merren seriozisht

Kina ka qenë gjithmonë në anën e paqes dhe do të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv me bashkësinë ndërkombëtare për çështjen e Ukrainës, u shpreh të martën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin në një konferencë shtypi.

Nga 23 deri më 27 shtator, katër rajone në Ukrainë votuan për t’u bashkuar me Rusinë, duke bërë që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të thërriste një sesion të posaçëm urgjent pas fillimit të votimit.

Duke u përgjigjur lidhur me këtë çështje, Wang ritheksoi se Kina ka mbajtur gjithmonë qëndrimin se duhet respektuar sovraniteti dhe integriteti territorial i të tëra vendeve, duhet të respektohen qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB-së, duhet të merren seriozisht parasysh shqetësimet e ligjshme të sigurisë të të gjitha palëve dhe duhet të përkrahen të gjitha përpjekjet për zgjidhjen e krizës në mënyrë paqësore.

Si thelbi i mekanizmit ndërkombëtar të sigurisë kolektive, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara duhet të përdorë siç duhet mjetet e ndërmjetësimit që i lejon Karta e OKB-së, të ndjekë drejtimin e duhur për përfundimin e luftës e nxitjen e paqes dhe të ndërmarrë veprime konstruktive e të përgjegjshme për të krijuar kushte e hapësirë për një zgjidhje politike, u shpreh zëdhënësi.

Related posts

Stoltenberg: Zgjedhjet ruse konfirmojnë se shteti ka shoqëri autoritare

Xh M

Persona të armatosur rrëmbejnë më shumë se 100 persona në sulmet e fundit në Nigeri

Xh M

SHBA dhe Japonia u bëjnë thirrje vendeve që të mos vendosin armë bërthamore në hapësirë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy