Agjencia Zhurnal.mk.

Mjete të reja financiare për këdo që ka mbjellur vreshta të reja

Shkup, 30 gusht – Sot u shpall thirrja publike për paraqitjen e kërkesave për pagesën e fondeve nga Programi për mbështetje financiare të zhvillimit rural për vitin 2021 për masën 121 “”Investimet për modernizimin e fermave bujqësore””

 

Të gjitha fermat bujqësore që nga 1 shtatori 2020 deri më 31 mars 2021 kanë ngritur ose mbjellë vreshta të reja shumëvjeçare, pemishte ose bimë aromatike dhe florë mjalti (evodia, bagrrem, dhe phacelia) do të jenë në gjendje të aplikojnë për mbështetje financiare. Vlera e kostove të pranueshme për shfrytëzues është 2.5 milion denarë.

Pagesa bazohet në parimin e bashkëfinancimit të investimeve të përfunduara dhe të paguara nga shfrytëzuesi dhe është 50% e vlerës së kostove të miratuara të investimit të pranueshme.

Përqindja e bashkëfinancimit rritet në rastet kur:

-Mbajtësi i investimit në fermën bujqësore është një fermer i ri, mbështetja për këtë kategori është deri në 55% të kostove të pranueshme

-për investime në zona me mundësi të kufizuara për prodhimin bujqësor deri në 60%
-për investime në zona me mundësi të kufizuara për prodhimin bujqësor kur mbajtësi i investimit është një fermer i ri 65%
-për investime në komunitetet rurale të paarritshme 75%

Kërkesat për këtë masë paraqiten në mënyrë elektronike duke u regjistruar në e-baranje.ipardpa.gov.mk.
Afati i fundit për paraqitjen e aplikacioneve është 30 shtator 2021.

Related posts

Snopçe: Qeveria ka vetëm 59 deputetë, shpëtimin e kërkon përmes shantazheve

Z H

Vetëm 17 për qind e dibranëve paguajnë faturat e ujit

D V

IKSHPK rekomandon shtyrjen e procesit zgjedhor (Dokument)

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More