Agjencia Zhurnal.mk.

Mizrahi: Nuk mund të kërkohet përgjegjësi politike nga një person që nuk është në detyrë

Shkup, 20 tetor – Kryetarja e Komisionit Hetimor për skandalin e Onkologjisë, Rashela Mizrahi tha se nuk mund të kërkohet përgjegjësi politike nga një person që nuk është në detyrë.

“Nuk mund të kërkosh përgjegjësi politike nga dikush që nuk është në detyrë, mund të kërkosh përgjegjësi vetëm nga politikanët aktualë, por sipas nenit 76 të Kushtetutës, duke kërkuar dhe përcaktuar përgjegjësi politike edhe në të kaluarën, mund të lindin forma të tjera përgjegjësie, përgjegjësi penale apo civile”, thotë Mizrahi për “TV21”.

Sipas saj, deri më 3 nëntor pritet të përfundojë anketa me dëshmitarët dhe ekspertët dhe më pas të kenë rreth 30 ditë kohë për të shqyrtuar dokumentet.

Related posts

 I dyshuari kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës është kapur në Türkiye, procedura për ekstradim ka filluar

Xh M

Spavoski konfirmon: Lupço Palevski është arrestuar në Turqi, ekzekutori i Vanjës u kap nga policia turke në Balikesir

Xh M

Pasiguri e panik pas vrasjes së 14-vjeçares në Shkup

Xh M