Më datë 22 dhjetor pritet që kryeministri Grek Mitsotakis të kthehet sërisht në Shqipëri, për tu ndalur në jug të vendit, kryesisht Himarë, Finiq dhe Dropull.
Sipas burimeve të Vizion Plus, vizita e Mitsotakis do të nisë që prej orëve të para të mëngjesit, ku rreth orës 09:30 është parashikuar që të mbërrijë në Himarë.
Sipas axhendës, do të ketë takime me qytetarët e minoritetit greke në këto zona si dhe vizita në shkollë dhe kishën e fshatit.
Në disa prej këtyre takimeve Mitsotakis pritet të shoqërohet nga kryeministri shqiptar Edi Rama.
Një takim i tillë ishte parashikuar të zhvillohej që në datën 6 dhjetor, kur Mitsotakis ndodhej në Tiranë në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor. Por për shkak të kushteve atmosferike dhe mjegullës së dendur që kishte mbuluar zonën, udhëtimi për në zonat me komunitet minoritar u anulua.