Mitreski: Të bashkuar t’i tejkalojmë të gjitha sfidat

nga Redaksia

Shkup, 5 maj – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Jovan Mitreski, në emër të deputetëve dhe në emrin e tij personal, dërgoi urim me rastin e festës së madhe të krishterë – Pashkët, kreut të Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryedioqeza e Ohrit, Kryepeshkopi i Ohrit i Maqedonisë imzot Stefani dhe të gjithë besimtarëve ortodoksë, duke uruar që ditët e festave ta kalojnë me shëndet, gëzim e lumturi të pamasë, të mbushura me paqe shpirtërore dhe harmoni.

“Vuajtjet e Krishtit për njerëzimin dhe ringjallja e tij duhet të na ndihmojnë së bashku dhe të bashkuar për t’i tejkaluar të gjitha sfidat. T’u rezistojmë të gjitha fatkeqësive, t’i tejkalojmë sprovat, të jemi solidarë me njëri-tjetrin dhe t’i hapim zemrat tona drejt dashurisë, dhembshurisë dhe bashkimit të pakushtëzuar”, tha Mitreski.

Me rastin e kësaj feste, siç theksohet në urim, le t’i shfrytëzojmë momentet festive dhe të ndajmë gëzimin dhe lumturinë në familje, midis njerëzve tanë të dashur, miqve, të njohurve, por edhe të gjithë atyre që kanë nevojë për ndihmë dhe mbështetje.

“Të ndajmë, t’ia shtrijmë dorën, të përhapim mendime të mira dhe dashuri dhe ta shijojmë jetën. Pashkët, si festë e shpresës, le të sjellë mirëqenie dhe unitet në zemrat tona për të gjithë, pa dallim feje. Së bashku të duam një botë më të mirë, më shumë ndjeshmëri dhe mirëkuptim, një botë pa konflikte, me tendencë që të gjitha keqkuptimet t’i zgjidhim me dialog dhe kompromis”, thekson Mitreski në urimin e tij deri te z.z Stefani dhe besimtarët ortodoksë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

Regjistrohu

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

@2009-2024 – All Right Reserved. Designed and Developed by Anet.com.mk

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More