Agjencia Zhurnal.mk.

Mitingu i Vuçiqit: Transport i organizuar nga Shkupi, Kumanova dhe qytete tjera!

Shkup, 22 maj – SHOQATA TË NDRYSHME MOBILIZOHEN NË MBËSHTETJE TË PRESIDENTIT SERB

Shoqata “Paqë, bashkim, stabilitet” që gjendet në ndërtesën e ish-Kryeministrit dhe ish-liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikola Gruevski, aktualisht i arratisur në Hungari, organizon transport për në Beograd në mbështetje të Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, njofton KlanM.

“Ta mbështësim njeriun i cili jetën ia kushtoi Serbisë! Reflekto për thirrjen e Presidentit Vuçiq dhe ejani me ne në Beograd! Organizojmë transport deri në Beograd më 26 Maj, në tubimin më të madh që ndonjëherë është mbajtur në Serbi” – thuhet në publikimin e shoqatës.

Televizioni serb N1 njofton se sipas paralajmërimeve, më 26 Maj në Beograd do të mbërrijnë autobusë nga Kumanova, Shkupi dhe qytete tjera të Maqedonisë së Veriut. Media serbe që ka analizuar këtë temë, sic percjell KlanM, njoftoi se transporti është pa pagesë, kurse organizatorët u kanë thënë se kanë siguruar ujë dhe ushqim për udhëtarët.

Në Kumanovë, transport për në Beograd, me nismë personale, sic percjell KlanM, organizon këshilltari i koalicionit të VMRO-DPMNE-së, Miroslav Triçkoviq.

“Është iniciativë e ime personale, për shkak se në Kumanovë ka shumë qytetarë serb që votojnë. Krahas vendvotimit në Shkup, këtu Presidenti Vuçiq mori mbi 90% të besimit të qytetarëve”

Sic percjell KlanM storjen e televizionit serb N1, politika dhe miqësia përputhen me realitetin se rreth 30% e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut kanë lidhje familjare me Serbinë. Sipas anketave që citohet nga media serbe, shumica e Maqedonasve etnik, Serbinë e shohin si mikun më të madh nga të gjitha vendet tjera.

Related posts

Babai i Vanjës në gjykatë – kërkohet paraburgim!

Xh M

Babai i Vanjës sillet para Gjykatës Themelore Penale

Xh M

Liderët vendosën, zgjedhje të dyfishta më 8 maj

Xh M