Agjencia Zhurnal.mk.

Miti i keq në Itali/ Gjendet i pajetë babai, në kërkim vajza 8 vjeçe dhe nëna

Moti i keq ka përfshi edhe Italinë. Përmbytje ka pasur në disa zona.

 

Një nga 3 të zhdukurit në Itali si pasojë e motit të keq është gjetur si rezultat i orëve të tëra kërkime. Ndërkohë autoritet vijojnë kërkimet për gjetjen e Maias 8 vjeçe dhe Brunella Chiù 56 vjeçe, e cila ishte në makinë me vajzën e saj.

Mediat italiane raportojnë se është gjetur trupi i pajetë, i cili mendohet të jetë 47-vjeçari nga Acervia, makina e të cilit u fjet të premten në lumin Misa.

Moti i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi përfshiu ditën e djeshme rajonin e Ankonës në Itali. Në videot e shpërndara në mediat italiane shihej se si uji vërshonte në rrugët e qytetit duke marrë përpara gjithçka. Si pasojë e përmbytjeve kryeministri italian Mario Draghi akordoi një fond prej miliona eurosh për t’u ardhur në ndihmë autoriteteve atje ndërkohë që pritet ta vizitojë dhe vetë zonën. Deri më tani Policia njofton se numri i viktimave ka arritur në 11 ndërkohë vijon kërkimi dhe për dy të zhdukur të tjerë.

Related posts

Bjellorusia e etiketon edhe një media tjetër si “ekstremiste”

Xh M

Miliona qytetarë nuk do të mund të përballojnë faturat e energjisë

Xh M

Zelensky: Do të qëndrojë këtu sa të jetë e nevojshme për ta fituar këtë luftë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More