Agjencia Zhurnal.mk.

Misajllovski: Kjo përbërje e Kuvendit nuk ka mandat të ndryshojë Kushtetutën

Shkup, 3 shkurt – Kjo përbërje e deputetëve nuk ka mandat për ndryshim të Kushtetutës, dhe për këtë, më legjitime dhe më së miri për çështje të tilla është të shkohet në zgjedhje. Kështu konsiderno nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Vllado Misajllovski, informon Zhurnal.

“Kjo përbërje qeveritare, këta deputetë asnjëherë nuk dolën para qytetarëve ta thonë atë që duhet të ndryshohet kushtetuta, se duhet të pranohet ai propozim franko-bullgar, se pengesë do të jetë hyrja e bullgarëve në Kushtetutë dhe se nga e gjithë kjo do të varet e ardhmja evropiane. Për këtë, më legjitime dhe më së miri për çështje të tilla është të shkohet në zgjedhje, por ky pushtet nuk e bëri këtë”, deklaroi Misajllovski në Alsat mbrëmë.

Ai shtoi se në ato zgjedhje VMRO-DPMNE dhe të tjerët duhet të dalin me zgjidhje, për shumë probleme të cilat i ka bërë LSDM në periudhën e kaluar.

“Puna kyçe që LSDM dhe BDI gabuan është që shumë shpejtë e pranuan marrëveshjen me Bullgarinë. Unë peronalisht kam thënë shumë herë, kam marë pjesë në atë marrëveshje, sepse atëkohë punoja në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Një nga arsyet më kryesore që Maqedonia nuk donte të nënshkruajë atë marrëveshje është historia e përbashkët. Këtu është problemi më i madh, ky është virusi. Kur do ta shihni këtë virus vazhdimisht do të ketë infektime. Vet doktrina dhe e gjithë pozita bullgare, gjithnjë do të jetë sulm mbi historinë e Maqedonisë, mbi udhëheqësit e luftërave të Maqedonisë. Kjo nuk do të ndërpritet asnjëherë sepse kjo është strategjia dhe doktrina dhe kjo do të zgjatë shumë kohë. Me atë shpejtim të nënshkrimit, Maqedonia tani ka probleme të mëdha dhe do të jetë pengesë në periudhën e kaluar”, tha Misajllovski./Zhurnal.mk

Related posts

Prishtina nuk e pranon vendimin e FFK-së për ndalimin e ndeshjeve në “Fadil Vokrri”: Do të luajmë në stadium tonë

Redaksia

Ganiu bashkë me kryetarin e Ferizajit promovuan vendosjen e fotovoltaikëve nëpër shkolla

Z.H

U lëndua dje ndaj Llapit, kjo është gjendja e Edvin Kuc

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More