Agjencia Zhurnal.mk.

Mirë, do të rriten pagat dhe pensionet, por prej ku vijnë paratë?

Shkup, 15 shkurt – Rritja e propozuar për pensionet dhe pagat në sektorin publik, mund t’i kushtojnë buxhetit disa qindra mijëra euro. Nuk ka përgjigje se prej ku do të gjeden këto para në kushte kur Qeveria vitin e kaluar ka harxhuar 630 milion euro më tepër nga ajo që e ka, ndërsa borxhi publik ka tejkaluar 7 miliard euro (rekord), transmeton Zhurnal nga REL.

Të gjithë premtojnë pensione dhe paga më të larta për administratën, por askush nuk tregon se me çfarë para do të paguhen. NGa VMRO-DPMNE-ja opozitare kërkojnë rritje të pensioneve për 20% ose rreth 3000 denarë për çdo pensionist, derisa sindikatat kërkojnë të respektohen marrëveshjet kolektive, që do tëthotë rritje graduale të pagave të tjera, pasi paga minimale ishte rritur në 18 mijë denarë. Qeveria thotë se po bëjnë analiza.

Në kushte kur firmat seriozisht janë goditur nga covid kriza dhe po kundërshtojnë rritjen e tatimeve, e shteti tani është në borxh rekord, e paqartë është se ku do të gjenden paratë për rritjen e pagave dhe pensioneve.

VMRO-DPMNE-ja opozitare para disa ditëve në Kuvend dorëzoi propozim ligj me të cilën do të rriteshin pensionet për 20%. Duke patur parasysh shtrenjtimet dhe rritjen e pagës minimale, duhet të rriten dhe pensionet, që pensionistët të mund të mbulojnë harxhimet bazë për jetë”, tha koordinuesi i grupës së deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski. Nga DPMNE nuk kanë përllogaritje të saktë sa do të kushtonte një gjë e tillë.

Shumë pyetje, pak përgjigje

“Ne nuk e dimë nëse do të ketë mbingarkesë për buxhetin. Nuk kemi bërë përllogaritje të përgjithshme mirëpo ajo që duhet të them se një pension minimal shënon rreth 10,500 denarë. Dhe tani kur u rrit paga minimale në 18,000 denarë, konsideroj dhe pyetem nëse një pensionist nuk ka të drejtë për një jetë të denjë dhe nuk ka të drejtë të mer po aq të holla sa paga minimale”, tha Micevski.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski këtë propozim e konsideroi si paushall, sepse siç tha, nuuk bazohet në asnjë analizë dhe metodologji. Ai tha se po bëhen analiza për rritjen e pensioneve , ndërsa paralajmëron dhe ndihma finansiare për pensionistët për menaxhim më të lehtë me krizën energjetike.

Vetëm për pagesën e pensioneve në vit harxhohen rreth 1 miliard euro. Gjysma e këtyre parave mbledhen nga kontributet për sigurim pensional të të punësuarve, ndërsa 500 milion euro vijnë nga buxheti shtetëror. Nëse pensionet rriten për 20%, kjo do të thotë edhe 200 milion euro në vit nga buxheti, transmeton Zhurnal.

Për paga dhe mbulime në sektorin publik gjithashtu harxhohen rreth 500 milion euro.

Kjo do të thotë se rreth 1 miliard euro, respektivisht rreth 30% nga buxheti shtetëror shkon në pagesën e pagave dhe pensioneve.

Pas rritjes së pagës minimale, sindikatat kërkojnë të respektohet ligji dhe gradualisht të rriten dhe pagat tjera. Përshembull, sipas marrëveshjes kolektive për arsim, një mësimdhënës duhet ta ketë pagën 2,5 herë më të lartë se minimalja, gjegjësisht duhet të mer rreth 45 mijë denarë, që është pothuajse dyfish nga ajo që e marin tani. Kryetari i Konfederatës të Sindikatave të Lira, Bllagoja RAllpovski, thotë se jemi në një situatë që një e treta e sektorit publik pranon pagë minimale, pa dallim të pozitës së punës. Ai thotë se i japin shansë dialogut social për një marrëveshje me pushtetin.

Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri tha se është i hapur për komunikim dhe se poshqyrtohet disa mundësi për rritje të pagave.

Buxheti nuk mer frymë!

Akademiku Abdulmenaf Bexheti thotë se kërkesat nga opozita për rritje të pensioneve pa analizë prej ku të sigurohen paratë janë të papërgjegjshme dhe destruktive.

“Edhe ashtu buxheti nuk mer frymë. Nga njëra anë thonë se do t’i rritim të gjithë këto të dhëna, duke përfshirë dhe pensionet për 20% jo normale, ndërsa nga ana tjetër nuk guxojnë të rriten tatimet dhe kritikojnë për rritje të borxhit publik. A ka jologjikë më të madhe se kjo?”, pyet Bexheti.

Borxhi publik në fund të vitit të kaluar arriti në nivel rekord prej 7,135 miliard euro, respektivisht 60,9% nga BPV. Vetëm vitin e kaluar shteti ka harxhuar 630 milion euro më tepër se sa që ka mbledhur nga tatimet dhe të dhënat tjera.//Zhurnal.mk

Related posts

Ministrja e Arsimit takon drejtorët e konvikteve

N E

Mickoski: Nëse kërkesat e Bullgarisë hyjnë në kornizën negociuese, do të ishte kapitulim për Maqedoninë

Z.H

Përpjekje e re për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri të lartë publik

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More