Agjencia Zhurnal.mk.

Miratohet strategjia e re e punësimit e cila parashikon që shkalla e papunësisë të ulet në 11 për qind

Shkup, 2 nëntor – Qeveria në seancën e sotme të rregullt e miratoi Strategjinë kombëtare për punësim 2021-2027, me Planin e Veprimit të përfshirë, që parashikon që shkalla e papunësisë de ulet në 11 për qind për popullsinë në moshë pune.

 

Siç informojnë nga pres shërbimi qeveritar, në përputhje me trendet e rimëkëmbjes së ekonomisë dhe të tregut të punës, zbatimi i Strategjisë është paraparë në dy faza.

Faze e parë është fokusuar kryesisht në zbutjen e pasojave negative të pandemisë së Kovid-19 mbi punësimin dhe vendosjen e reformave të nevojshme për fillimin e fazës së dytë – nga viti 2024 deri 2027 të politikave, e cila është më progresive dhe synon afrimin me Strategjinë për punësim të Bashkimit Evropian.

Siç kumtuan nga Qeveria, sipas projeksioneve për punësim, shkalla e pjesëmarrjes së të punësuarve në popullatën e përgjithshme deri në vitin 2027 do të rritet në 60 për qind, derisa shkalla e papunësisë do të ulet në 11 për qind për popullatën në moshë pune.

“Strategjia kombëtare për punësim shoqërohet edhe me Garancinë për rininë, plani i së cilës për zbatim do të riformulohet në vitin 2022 që të merret parasysh përparimi i arritur, ndikimi i pandemisë mbi punësimin e të rinjve dhe përshtatjet të vendosura në Programin e BE-së për mbështetje të të rinjve, me çfarë pritet punësim dukshëm më i lartë i të rinjve”, theksohet në kumtesën qeveritare.

Related posts

Delegacion i Qytetit të Shkupit për vizitë zyrtare në Podgoricë

Z H

Shërbime të reja në sportelet e SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut”

Z H

Mickovski: VMRO-DPMNE-ja është parti e reformuar, ndërsa në zgjedhje shkon me kuadro të reja

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More