Agjencia Zhurnal.mk.

Miratohet Strategjia e parë kombëtare për edukim financiar dhe inkluzion financiar

Shkup, 8 korrik – Strategjia e parë kombëtare për edukim financiar dhe inkluzion financiar u promovua dhe miratua sot. Ajo ka për qëllim të sigurojë mbështetje dhe zhvillim të mëtejshëm të edukimit dhe inkluzionit financiar, por edhe krijim të programeve përkatëse edukative, që do t’i ulin jazet ekzistuese financiare te grupet e caktuara të popullatës. Strategjia është përpiluar në kuadër të projektit rajonal të mbështetur nga Ministria e Financave e Holandës dhe Rrjetit ndërkombëtar për edukim financiar i OECD-së.

 

Është përpiluar nga Trupi koordinues i rregullatorëve financiar për edukim financiar dhe inkluzion financiar nën udhëheqjen e ekipit të Bankës Popullore. Në fazën finale të konsultimit janë përfshirë edhe institucionet private financiare si dhe shoqatat qytetare që merren me këtë problematikë.

Kjo Strategji duhet të kontribuojë në koordinimin dhe bashkëpunimin e forcuar mes rregullatorëve financiarë, sektorin privat financiar dhe sektori joqeveritar, si dhe qasjen sistematike e të gjitha subjekteve të përfshira për shkak të forcimit të alfabetit financiar të popullatës, përmirësim të nivelit të inkluzionit financiar, gjatë sigurimit të njëhershëm të mbrojtjes përkatëse të konsumatorëve.

Në promovimin e sotëm të Strategjisë, Anita Angellovska-Bezhoska, guvernatorja e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, bëri të ditur se qëllimi është që të krijohen programe përkatëse edukative, që do t’i uli jazet ekzistuese te grupet e caktuara të popullatës.

– Arsimimi më i madh financiar krijon parakushte të mira për qasje më të madhe dhe shfrytëzim të shërbimeve financiare, por imponon edhe nevojën e mbrojtjes më të madhe të qytetarëve nga ekspozimi i tepruar ndaj rrezikut. Si rrjedhojë në periudhën e ardhshme do t’i kushtohet vëmendje e posaçme aktiviteteve në raport me sigurimin e mbrojtjes përkatëse të konsumatorëve, tha guvernatorja.

Sipas saj, vetë edukimi financiar është proces në të cilin secili individ e ndërton kapacitetin e tij për të kuptuar më mirë kapacitetet dhe produktet financiare, zhvillim të shkathtësive për miratimin e vendimeve financiare të informuara, por edhe rritje të vetëdijes për rreziqet dhe mundësitë.

“Procesi i edukimit financiar nuk mund të zhvillohet në mënyrë të stuhishme. Kjo kërkon informacione, udhëzime, këshilla por, para së gjithash, qasje të sistematizuar. Prandaj, nevojitet qasje e koordinuar në nivel kombëtar, respektivisht kornizë strategjike që e dallon rëndësinë e edukimit, mundëson inkluzion dhe koordinim të të gjitha palëve relevante dhe hartë të definuar të aktiviteteve për arritje efektive të qëllimeve”, sqaroi Angellovska-Bezhovska.

Siç bëri të ditur, sipas të dhënave të fundit në dispozicion të Bankës Botërore, ndonëse rreth 77 për qind e popullatës së rritur ka llogari të transaksionit, që është krejtësisht e krahasueshme me mesataren për Evropë dhe Azinë Qendrore prej rreth 82 për qind, megjithatë, më shumë tregues të tjerë të indikatorëve për inkluzion financiar tregojnë për pengesa për qasjen deri te financat.

Analizat e OECD-së për rajonin tregojnë se njohje më të mëdha financiare ka pikërisht popullata me nivel më të lartë të arsimimit digjital.

“Duke marrë parasysh analizat për atë se cila pjesë e popullatës dhe jazit të arsimimit financiar janë më të mëdha, me strategjinë i kushtohet vëmendje më e madhe popullatës së re, personave me të ardhura të ulëta, personave me arsim më të ulët dhe te popullata femërore, sqaroi Angellovska-Bezhovska.

Ajo bëri të ditur se potenciali te të rinjtë është i madh dhe duhet të investohet në të, ndërsa vëmendje meriton edhe popullata femërore, e cila në korniza globale edhe te ne, tregon nivel më të larta të njohjeve financiare.

“Në vitin 2019 popullata femërore ka arritur 53 për qind të pikëve maksimale përballë 59 te burrat dhe përballë mesatares për gratë në rajon prej 57 për qind. Aktiviteti nismëtar në këtë sferë është në analizën e rregullativës ekzistuese dhe harmonizimit të mëtejshëm të saj me direktivat evropiane, para së gjithash në pjesën e procedurave për parashtrimin dhe zgjidhjen e ankesave, mundësitë alternative për zgjidhjen e kontesteve eventuale me konsumatorët duke përfshirë edhe shqyrtimin e mundësisë për vendosjen e ombudsmanit financiar”, sqaron Angellovska-Bezhoska.

Sipas guvernatores, përpilimi dhe miratimi i Strategjisë së parë kombëtare është hap jashtëzakonisht i rëndësishëm drejt realizimit të këtyre qëllimeve, ndërsa implementimi i radhës i saj pa dyshim do të jetë hap edhe më i rëndësishëm.

Fatmir Besimi, ministër i Financave në fjalimin e sotëm në promovimin e Strategjisë theksoi se edukimi dhe inkluzioni financiar janë bazë për stabilitetin e sistemit financiar, përmes rritjes së edukimit të qytetarëve për financat, forcim të mbrojtjes së shfrytëzuesve të shërbimeve financiare dhe rritje të inkluzionit të kategorive të ndryshme.

Kjo, siç u shpreh ai, do të kontribuojë edhe drejt rritjes së cilësisë dhe sasisë dhe performancës së sektorit financiar.

Siç tha, në raport me vetë Strategjinë dhe planin për implementimin do të ndërmerren më shumë hapa, edhe nga aspekti i realizimit të tetë qëllimeve që janë vendosur dhe 19 masave që janë përkufizuar në vetëm Strategjinë, siç është hartëzimi i të gjitha subjekteve që do të ndërmarrin aktivitete në këtë drejtim, trajnim të trajnuesve, rritje të vetëdijes së të gjithë subjekteve që mund të involvohen në procesin, si dhe përpilimin e materialeve dhe trajnimeve për edukim financiar.

Ministri shtoi se në pjesën e inkluzionit financiar gjithashtu janë parashikuar masa të orientuar drejt krijimit të kornizës juridike për përfshirje më të madh dhe qasje deri te financat e kategorive të ndryshme, harmonizim me rregullativën e BE-së, ndjekje të tendencave botërore, si dhe mbrojtje të konsumatorëve.

“Me zgjidhje ligjore pritet që në vitin e ardhshëm të kontribuohet edhe në liberalizimin e tregut të shërbimeve pagesore, hyrje të ofruesve të rinj të shërbimeve pagesore, vendosje të llogarisë pagesore me sonvnit funksione për secilin qytetar, me çka do të ngrihet niveli i inkluzionit financiar dhe avancimit të ekonomisë joformale”, shtoi Besimi.

Kryetari Këshillit të ekspertëve të ASO, Kërste Shajnoski, theksoi se përshpejtimi i procesit të edukimit dhe inkluzionit financiar është veçanërisht i rëndësishëm nëse merret parasysh niveli i ulët i zhvillimit të tregut të sigurimeve në segmentin e sistemit financiar.

“Miratimi i Strategjisë si dokument formal do të mundësojë realizimin e qëllimeve tona të përbashkëta, siç janë sigurimi i rritjes dhe zhvillimit të tregut financiar,

shpërndarje të gjerë dhe qasje të shërbimeve financiare deri te secili individ, familje, biznes i vogël ose i madh, sektori shtetëror dhe e gjithë kjo, me çmime korrekte”, tha Shajnoski.

Me Strategjinë, mes tjerash, parashikohet zhvillimi i programeve të posaçme arsimore për grupmosha të ndryshme të popullatës, prej më të rinjve deri te më të rriturit.

Në promovimin e Strategjisë është bërë e ditur se programet arsimore duhet të jenë të konceptuar në përputhje me Kompetencat themelore për edukim financiar, si dokument i posaçëm i parashikuar me Strategjinë, që tashmë është në përpilim e sipër.

Related posts

Dimitrov – Dovzhan: Sllovenia do të punojë për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut

Z H

Fon der Lajen: Keni arritur avancim të jashtëzakonshëm, tani BE-ja e ka radhën

D V

Masakër ekologjike në Dibër, banorët fajësojnë komunën (Foto)

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More