Agjencia Zhurnal.mk.

Miratohet projekti për ndërtimin e centralit të prodhimit të energjisë nga era në Fier

Qeveria shqiptare ka miratuar ndërtimin e një centrali për prodhimin e energjisë nga era në njësinë administrative Topojë, në qarkun e Fierit.

Centrali do të ketë një kapacitet prej 3 megawatt dhe do të ndërtohet nga kompania shqiptare “Natural Energy System”, the thënë qeveria në njoftimin e vendimeve të Këshillit të Ministrave.

“Koha për ndërtimin dhe vënien në operim të parkut eolik do të jetë brenda 48 (dyzet e tetë) muajve nga marrja e lejes së ndërtimit,” thuhet në njoftimin e qeverisë.

Sipas vendimit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe institucione të tjera të autorizuara prej saj kanë të drejtë të ushtrojnë mbikëqyrje të përgjithshme me afate tremujore, gjatë realizimit dhe vënies në punë, me synim që të verifikojë se ecuria e punimeve, cilësia dhe konformiteti të jenë në përputhje me programin e përgjithshëm të realizimit dhe të dokumentacionit të projektit.

Ndërkohë shoqëria “Natyral Energy System” ka detyrimin të paraqesë periodikisht çdo 3 muaj pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ose institucioneve të tjera të autorizuara prej saj informacion mbi ecurinë e ndërtimit të centralit eolik.

Po ashtu kompania duhet të dorëzojë sigurimin e kontratës, në masën jo më pak se 5 për qind të vlerës së investimit, përpara nënshkrimit të kontratës.

Në këtë kontratë përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e palëve për realizimin e këtij projekti, penalitetet në rast mosrealizimi, si dhe çështje të tjera, që lidhen me zbatimin e saj.

Kompania “Natyral Energy System” duhet t’i japë falas ministrisë përgjegjëse për energjinë, sasinë e energjisë elektrike, në masën 2 për qind të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike ose konvertimin e saj në vlerë monetare. 

Related posts

Tabaku: Shifrat e ekonomisë së shqiptare janë më kokëforta se sa rritjet e vleerësimeve

Xh M

Fitoi betejën me sëmundjen e rëndë, vajza e Defrim Methasanit jep mesazhin e fortë…

Xh M

A do rikthehet pluhuri afrikan në Shqipëri? Eksperti: Është shumë i dëmshëm

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy