Agjencia Zhurnal.mk.

Miratohet buxheti i komunës së Kërçovës për vitin 2022

Kërçovë, 29 dhjetor – Këshilli i Komunës së Kërçovës e miratoi Buxhetin për vitin e ardhshëm kalendarik, i cili dallon nga buxheti i vitit aktual.

Buxheti u miratua në seancën e katërt të Këshillit me 12 vota “për”, nëntë “kundër”, një “abstenim” dhe një mungesë.

“Të ardhurat e përgjithshme në Buxhetin për vitin 2022 janë 825.132.000 denarë. Të ardhurat i përbëjnë të ardhurat tatimore prej 165.940.000 denarë, të ardhurat jotatimore 28.900.000 denarë, të ardhurat kapitale 27.000.000, të ardhurat nga grantet 474.446.000, të ardhurat nga transfertat 111.210.000 dhe të ardhurat nga 111.204.000. Shpenzimet e përgjithshme për vitin e ardhshëm janë parashikuar në 910,732,000. Deficiti buxhetor është projektuar në 85.600.000 denarë”, theksoi Igor Stojanoski.

Në seancën e katërt mori pjesë edhe kryetari I komunës Fatmir Dehari, i cili në fjalën e tij para këshilltarëve theksoi se cilat projekte do të jenë prioritet i komunës për vitin e ardhshëm kalendarik. 

Related posts

Kryeministri shqiptar/ Selmani: Mund ta pësojë fatin e dështimeve

Xh M

Hidhen poshtë akuzat ndaj tij, deklarohet Arafat Muaremi

Xh M

Ahmeti ndjek nga afër trajnimin për Zgjedhjet e brendshme një anëtar një votë brenda BDI

Xh M