Agjencia Zhurnal.mk.

Miqtë të shqetësuar për ‘Mr Big’, aktori Chris Noth ndihet sikur jeta e tij ka marrë fund

Pasi e gjithë bota mëzoi për skandalet e Chris Noth, të cilin disa femra e kanë akuzuar për keqtrajtim seksual, aktori është në një gjendje të rëndë mendore dhe shpirtërore, saqë miqtë e tij janë të shqetësuar seriozisht për të.

 

Në fund të vitit të kaluar, ylli i “Sex and the City” u akuzua nga dy femra për keqtrajtim seksual, ndërsa ky numër u rrit në katër sosh.

Skandali i kushtoi me anulimin e kontratave milionëshe, ndërsa kjo ndikoi edhe në jetën e tij shoqërore, ashtu që miqtë e tij kanë frikë për gjendjen e ‘Mr Big’.

“Chris ndihet sikur jeta e tij ka marrë fund”, ka thënë një burim i afërt me aktorin, transmeton Page Six.

“Mendoj se alkooli është fajtor për gjërat që i kanë ndodhur. Do të donim që të na kishte kërkuar ndihmë”, ka shtuar burimi.

(Foto: Instagram/chrisnothofficial)

Është raportuat se Noth shpesh kishte shkuar në xhirime i dehur ose kishte pirë gjatë xhirimeve. Ai rëndom e kishte mbajtur një pije alkoolike me vete dhe e kishte pirë gjatë pauzave.

Ndryshe, aktori i ka mohuar të gjitha akuzat për keqtrajtim seksual.

Related posts

Dafina Zeqiri duket atraktive me veshje sportive ngjyrë portokalli

D V

“Se e ka emrin më shkronjën B” – Kë zgjedh Roberti në mes Borës dhe Beatrix

Lea Muslija

Pas koncerteve të njëpasnjëshme, Dafina Zeqiri në gjendje jo të mirë shëndetësore

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More