Shkup, 26 nëntor – Ministrja e Kulturës, Irena Stefoska sot i informoi të punësuarit në IK Teatri i komedisë se në pajtim me Ligjin për kulturë, sot është shpallur konkurs publik për drejtor të ri të atij institucioni me mandat të plotë prej katër viteve.
Nga Ministria e Kulturës kumtuan se është dakorduar që gjatë kohëzgjatjes së konkursit, që është 15 ditë, u.d. drejtoresha e institucionit të jetë aktorja, nga radhët e të punësuarve, Magdalena Rizova Çernih, ndërsa udhëheqës artistik të jetë dramaturgu Darko Jan Spasov.
“Ministrja Stefoska dhe të punësuarit një IK Teatri i komedisë u dakorduan që në periudhën e ardhshme ta mbajnë nivelin profesional të bashkëpunimit dhe renomenë e lartë të institucionit. Ministrja Stefoska dhe të punësuarit në IK Teatri i komedisë shprehin dëshirë të sinqertë që në konkursin publik të paraqiten të gjithë të interesuarit të cilët i plotësojnë kushtet dhe kandidati më cilësor të zgjidhet për drejtor me mandat të rregullt. Në atë mënyrë, njëri prej teatrove më të dashur në vend do të vazhdojë me repertoarin e suksesshëm, për të cilin ndër vite kërkohet një biletë më shumë”, qëndron në kumtesë.