Agjencia Zhurnal.mk.

Ministrja në detyrë e Shëndetësisë nuk e kishte deklaruar biznesin e bashkëshortit

Pas dorëheqjes së Rifat Latifit, pozitën e kreut të Shëndetësisë në Kosovë e ka zënë Dafina Gexha-Bunjaku. Paraprakisht, ajo ishte emëruar nga kryeministri, Albin Kurti si zëvendësministre e shëndetësisë më 7 Prill 2021, shkruan Periskopi.

 

Si zyrtare e lartë publike, Gexha-Bunjaku ka qenë e obliguar që të bëjë deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit -AKK. Dy herë e ka bërë këtë. Njëherë në vitin e kaluar, e njëherë në këtë vit.

Por, ministrja në detyrë, siç ka parë Periskopi nuk e kishte deklaruar një biznes të bashkëshortit të saj, Fatban Bunjaku, i cili njëherësh është edhe zyrtar për Logjistikë dhe Informatikë në Lëvizjen Vetëvendosje.

Bëhet fjalë për biznesin “Info Hermes SH.P.K”, i cili e ka pasur për aktivitet telekomunikimit kabllor. Por biznesi, tash figuron si i shuar. Bazuar në të dhënat e Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës -ARBK, kjo kompani është shuar më datë 19/08/2022. Në deklarimin e pasurisë që Gexha-Bunjaku e ka bërë në AKK më datë 16.03. 2023 nuk figuron kompania në fjalë.

Related posts

KQZ mban mbledhjen e radhës, pritet certifikimi i subjekteve politike për zgjedhjet e 17 tetorit

D V

Shqiprim Arifi flet për “prapaskenat” e takimit të Albin Kurtit me Ardita Sinanin

Xh M

Edhe presidentja Osmani merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More