Shkup, 30 nëntor – Ministrja për Zhvillim Rajonal e Bullgarisë, Violeta Komitova sot do të prezantojë rezultatet e inspektimit ku u bë aksidenti i autobusit në “Struma” më 23 nëntor e ku humbën jetën gjithsej 45 persona, informon Zhurnal.
Ministrja Komitova urdhëroi inspektim të pjesës mes Dragiçevo dhe Gorna Dikanja pasi u konstatuan probleme në infrastrukturën rrugore, të cilat mund të sjellin deri te aksidenti fatal.
Shenjëzimi i rrugës që nuk ka përfunduar si dhe gardhi mbrojtës që nuk është zëvendësuar sipas kërkesave të reja, janë pjesë e problemeve të regjistruara, si dhe shpejtësia më e madhe e lejuar që nuk përkon me kushtet në rrugë.//Zhurnal.mk