Agjencia Zhurnal.mk.

Ministria e Mbrojtjes: Është hapur hetim për vjedhje, do të ketë përgjegjësi për vjedhësin

Shkup, 4 tetor – Ministria e Mbrojtjes, si edhe më parë, kryen detyrat e saj me profesionalizëm dhe përgjegjësi dhe raporton në mënyrë transparente për të gjitha zhvillimet. Për rastin e vjedhjes në departamentin e mbrojtjes, e cila ndodhet përkohësisht në ambientet e një ndërmarrje publike, është hapur hetim nga njësitë organizative kompetente në Ministrinë e Mbrojtjes, të cilat në bashkëpunim me MPB-në duhet ta përfundojnë këtë procedurë.

 

Ky është reagimi i Ministrisë së Mbrojtjes në lidhje me deklaratën e Dragan Kovaçkit nga VMRO – DPMNE për dokumente të vjedhura të klasifikuara dhe për kompjuterë të vjedhur që përmbanin dokumente të besueshme.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se nuk bëhet fjalë për dokumente që mund të dëmtojnë interesat jetike të shtetit, pasi, theksohet në reagim, nuk ka dokumente të tilla në kompjuterët e reparteve rajonale të mbrojtjes.

“Lidhur me akuzat e partisë politike të përfaqësuar nga ish-anëtari i Armatës dhe tani deputet Kovaçki, ju njoftojmë se do të ketë përgjegjësi penale si për autorët ashtu edhe për organizatorin dhe nxitësin e këtij krimi. Për shkallën e klasifikimit të dokumenteve askush nuk mund të flasë para përfundimit të hetimit”, sqarohet në reagimin e MM-së.

Ministria e Mbrojtjes i bën thirrje deputetit Kovaçki që, siç thuhet në reagim, të përmbahet nga përhapja e dezinformatave dhe të lexojë rregulloret ligjore të cilat në periudhën e kaluar kanë treguar se nuk janë në anën e tij.

Related posts

SHGM dhe OSBE mbajtën një kamp veror për gazetarët e rinj në Ohër

Xh M

Moti sot në Maqedoninë V.

Z.H

Moti sot i vranët dhe me reshje shiu

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More