Agjencia Zhurnal.mk.

Ministria e Infrastrukturës largon nga kontrata kompaninë e Radulle Steviqit

Zëvendësministri i Infrastrukturës në Kosovë, Hyseni Durmishi, ka njoftuar se kompania “RAD” D.O.O, e cila është futur në listën e zezë të thesarit të SHBA-së, nuk do të jetë pjesë e konsorciumit në kontratën: “Mirëmbajtja verore dhe dimërore 2021-2022 e rrugëve nacionale dhe rajonale”.

 

“Sot është nënshkruar amandamentimi i kontratës ku pjesë e konsorciumit mbeten kompanitë “B Corp” dhe “Europa Partners”, të cilat së bashku i plotësojnë kriteret e dhënies. Edhe do ta bëjmë mirëmbajtjen e rrugëve në veri edhe kompaninë në fjalë e kemi hequr nga kontrata”, ka shkruar Durmishi në profilin e tij në Facebook.

Nga sot kompania RAD. D.O.O, e cila është futur në listën e zezë të thesarit të SHBA-së, nuk do të jetë pjesë e…

Posted by Hysen Durmishi on Friday, December 17, 2021

Kompania “RAD” D.O.O dhe kompania tjetër P.T.P. “RAD”, janë në pronësi të Radulle Steviq. Ai është një ndër personat që disa ditë më parë u futën në listën e sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nga gushti i vitit 2018 e deri në shtator të vitit 2021, kompania “RAD”, e regjistruar me dy adresa të ndryshme në Zveçan, në pronësi të biznesmenit serb, Radulle Steviq nga veriu i Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe – ka fituar gjithsej 61 tenderë në vlerë prej 5.6 milionë eurosh.

Këto projekte janë financuar nga buxheti i Qeverisë së Kosovës.

Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja, që është në kuadër të Departamentit amerikan të Thesarit, publikoi një listë të individëve dhe kompanive të tyre në vende të caktuara, që me një emër quhen “Shtetas të etiketuar në mënyrë të posaçme”.

Përveç Steviqit, në këtë listë janë përfshirë edhe Millan Radoiçiq, Zvonko dhe Zharko Vesellinoviq, Srgjan Vulloviq, Zhelko dhe Andrija Bojiq dhe Radulle Steviq – të gjithë serbë nga Kosova.

Në komunikatën e Departamentit amerikan të Thesarit, Zvonko Vesellinoviq identifikohet si udhëheqës i Grupit të Krimit të Organizuar dhe gjithashtu si një nga figurat më famëkeqe të korrupsionit në Kosovë.

Grupi i tij është i angazhuar në skema të mëdha të ryshfetit me zyrtarë të sigurisë, kosovarë dhe serbë, të cilët lehtësojnë trafikimin e paligjshëm të mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve midis Kosovës dhe Serbisë, thuhet në komunikatë.

Sipas saj, grupi gjithashtu ka bërë komplot me politikanë të ndryshëm për favore të ndërsjella, përfshirë dhënien e ryshfetit zyrtarëve kosovarë të sigurisë, për të lejuar operacione të tyre të kontrabandës midis Serbisë dhe Kosovës në fillim të vitit 2019 dhe dhënien e ryshfetit zyrtarëve kufitarë të Kosovës për t’iu lejuar kontrabandistëve kalim të sigurt në fund të vitit 2017./REL

Related posts

Menendez, Escobarit: Po i bëni presion Kosovës ta bëjë një Asociacion që bie ndesh me Kushtetutën – mos ta bëjmë edhe një tjetër Republika Srpska

D V

Nga Presidenca tregojnë temat për të cilat do të flasë sot Osmani në “Samitin për Demokraci”

Z.H

Mehaj: Ka tendenca që të pengohet projekti i Fondit të Sigurisë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More