Agjencia Zhurnal.mk.

Ministria e Ekonomisë: Të martën propozimi për krizë energjetike

Shkup, 4 nëntor – Qeverisë do t’i dorëzohet të martën e javës që vjen propozimi për shpalljen e gjendjes së krizës energjetike me të vetmin qëllim që të mund të injektohen mjete buxhetore në kompanitë energjetike ESM dhe MEPSO për të rritur likuiditetin e tyre që të mund të intervenohet në importin e energjisë elektrike.

 

Këtë për TVM2 e konfirmojnë nga kabineti i ministrit e ekonomisë, duke theksuar se nuk parashihe masa restriktive të energjisë.

“Po zhvillohen takime me të gjitha institucionet e përfshira në sektorin energjetik, ndërsa fillimisht do të nominohen anëtarët e Komisionit të parashikuar në kuadër të Dekretit ligjor më pastaj për të premten ky komision do të mblidhet dhe do të vendos për shpallje të gjendjes së krizës.”,- theksojnë nga Ministria e Ekonomisë. Me propozim të Ministrisë e Ekonomisë, Qeveria të shtunën miratoi

Dekret për mënyrën dhe kriteret për shpalljen e gjendjes së krizës në sektorin energjetik me qëllim për tu përputhur me Ligjin e ri për energjetikë. Sipas Dekretit mund të zbatohen masa të ndryshme për të menaxhuar krizën, përfshirë Qeverinë direkt përmes buxhetit dhe institucionet që janë shfrytëzues të drejtpërdrejtë buxhetor për të ndërhyrë në kompanitë energjetike si ESM dhe MEPSO.

Edhe përkundër shpalljes së krizës, nuk parashikohen masa kufizues të energjisë elektrike, ndërsa nga Qeveri sigurojnë se deri në fund të vitit nuk do të ketë as rritje të çmimit të energjisë. Lidhur me këto zhvillime kanë reaguar edhe nga opozitarja VMRO-DPMNE.

“Çështja më nuk është nëse çmimi i energjisë elektrike do të rritet por çështja është se sa. Rritja e çmimit të energjisë elektrike do të nënkuptojë rritje të çmimeve i cili do të ndikoj edhe ndaj produktive me pakicë, dhe gjithë kjo do të nënkuptoj inflacion, ulje të standardit dhe rritje të varfërisë.”,- u shpreh Dragan Kovaçki nga VMRO DPMNE.

Kujtojmë që për aktivizimin e bllokut të tretë në TEC – Manastir, të mërkurën ka përfunduar tenderi për prokurimin e thëngjillit, në të cilin kanë aplikuar nëntë kompani. Ofertat, siç informojnë nga SHA ESM, plotësojnë sasitë e kërkuara, dhe tani pason periudha vlerësimit teknik, respektivisht nëse qymyri i ofruar i plotëson karakteristikat minimale teknike, pas së cilës bëhet vlerësimi ekonomiko-financiar i ofertave.

Related posts

Vazhdon debati kuvendor për ribalansin e Buxhetit

Z H

Nga fillimi i vitit mbi 100 milion euro investime të huaja në shtet

Z H

Paga mesatare në tetor ishte 29.145 denarë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More