Agjencia Zhurnal.mk.

Ministria e Drejtësisë edhe një herë do të kërkojë ekstradimin e Gruevksit, Demirit dhe Ismailoviqit

Shkup, 12 shtator – Ministria e Drejtësisë përmes një kumtese për media ka njoftuar se periudhën në vijim do të dorëzojë kërkesa të reja për ekstradimin e Nikolla Gruevskit, për Afrim Ismailoviqin dhe Alil Demirin, informon Zhurnal.

Siç thuhet në kumteës, për Nikolla Gruevksin deri tani është dërguar një kërkesë për ekstradim në nëntor të vitit 2018 dhe një shtesë të kërkesës për ekstradim në qeshor të vitit 2019. Hungaria ka refuzuar kërkesën për ekstradim më 5 gusht 2019 me arsyetimin se Nikolla Gruevksit i është dhënë azil dhe në përputhje me ligjin e tyre, ai person nuk mund t’i dorëzohet shtetit nga i cili ka ikur.

Për personat Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq për herë të parë nga Kosova është kërkuar ekstradim më 15 mars 2013. Kjo kërkesë ishte refuzuar nga Gjykata Themelore në PRishtinë në tetor të vitit 2015. Pastaj në vitin 2018 përsëri është kërkuar ekstradimi i tyre. Më 8 tetor 2021, Ministria e Drejtësisë mori përgjigje nga Kosova se kërkesa për Ismailoviqin refuzohet ndërsa për Demirin nuk ka përgjigje.

Ndryshe para pak ditësh Gjykata Apelit ehde njëherë vërtetoi vendimin e shkallës së parë për rastin “Monstra” me çka Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq dënohen me burgim të përjetshëm./Zhurnal.mk

Related posts

Spasovski: Angazhohemi për harmonizimin e legjislacionit tonë me atë evropian

Z.H

Teuta Arifi: Tetova me pishinë të mbyllur

Redaksia

Qytetarët do të jenë të kujdesshëm pas paralajmërimit të DPHM-së për mot të paqëndruehëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More