Agjencia Zhurnal.mk.

Ministria e Arsimit vë në lëvizje rrjetet profesionale për rishikimin e teksteve shkollore, Kushi: Të garantojmë standarde të larta dhe cilësi

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka zhvilluar një takim me drejtuesit kryesorë të rrjeteve profesionale.

 

Në lidhje me takimin, Ministrja Kushi shprehet se: “Nisur nga shqetësimet e ngritura së fundmi në lidhje me ndonjë pasaktësi apo pasqyrim jo të përshtatshëm të realitetit në tekstet tona mësimore, zhvilluam në MAS një takim me drejtuesit kryesorë të rrjeteve profesionale, të cilët u angazhuan që së bashku me stafet e specializuara të rishikojnë në detaje të gjitha tekstet në arsimin tonë parauniversitar”.

Ajo nënvizon se: “para pak vitesh ne kemi realizuar një reformë të thellë, duke u dhënë mundësi nxënësve tanë që të mësojnë me tekste më cilësore, por puna do të vazhdojë pa u ndalur për të garantuar standarde të larta dhe cilësi në të gjitha aspektet e procesit mësimor”.

Ndër të tjera, Ministrja Kushi thotë se në fokus të takimit kanë qenë gjithashtu zhvillimi profesional i mësuesve, trajnimet e tyre të vazhdueshme, shkëmbimi i përvojave pozitive, si dhe informimi në kohë për risitë në fushën e mësimdhënies.

Related posts

Aksidenti tragjik në Kroaci, Basha: Na ka tronditur të gjithëve, Zoti t’ju japë forcë për të përballuar këtë tragjedi

D V

Situata e zjarreve në vend, zv.ministrja e Mbrojtjes nga Ksamili: Para përgjegjësisë penale të gjithë ata që dëmtojnë natyrën

D V

Kryeministri Rama: Në vitin 2022, 472% më shumë investime për teknologjinë në Policinë e Shtetit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More