Agjencia Zhurnal.mk.

Ministri Spasovski takoi ambasadorin çek, Toman

Shkup, 15 nëntor – Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot ka pasur takim me ambasadorin e Republikës së Çekisë në vend, Miroslav Toman ku siç ka bërë të ditur MPB-ja është shprehur kënaqësi për bashkëpunimin afatgjatë mes ministrive dhe njësive speciale të dy vendeve që kohë më parë realizuan trajnim të përbashkët në Çeki, ndërsa nga ana çeke është ndarë pajisje për nevojat e Njësisë speciale antiterroriste “Tigrat”.

 

Nga MPB theksojnë se në takim, ministri Spasovski ka shprehur falënderim për mbështetjen e vazhdueshme materiale -teknike nga ana çeke me të cilën forcohen kapacitetet e MPB-së dhe policisë dhe bashkëpunimin në kuadër të sigurimit të përbashkët të kufirit jugor përmes kontingjenteve me rotacion të nëpunësve policor nga Republika Çeke në përballje me migrimin dhe zhvillimet ilegale migruese.

Related posts

Dënime me kusht me burg prej një viti për protestat në Tetovë më 17 shtator

D V

Predan për MIA-n: Nëse BE-ja nuk arrin të plotësojë hapësirën në rajon, atëherë dikush tjetër do ta bëjë këtë

Redaksia

Filipçe: Nuk pritet valë e re e fuqishme e Kovidit, vaksinimi ka efekt

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More