Agjencia Zhurnal.mk.

Ministri Sali: Nëse unë ndërrohem, kjo do të bëhej me kërkesë të kryeministrit e jo për dëshirën e dikujt

Shkup, 6 tetor – Zëvendësimi eventual do të ishte në kërkesë të kryeministrit, e jo të individëve ose cilit do iniciatorëve për ndonjë zëvendësim të njërit prej ekipit të Qeverisë, deklaroi ministri i Shëndetësisë Bekim Sali pas informacioneve të publikuar nga një pjesë e mediave për zëvendësimin e tij.

 

“Unë nuk mund të them nëse do të qëndroj ose jo. Kryeministri para tre javëve në një televizion kombëtar tha se ai është ekipi me të cilin dëshiron të punojë. Mendoj se ndryshimi eventual do të ishte në kërkesë të kryeministrit e jo të individëve ose cilit do iniciator për ndonjë ndryshim të një pjese të ekipit të qeverisë, sepse kryeministri është ai që propozon në Kuvend dhe ai e voton, gjegjësisht e mbështet një format të tillë të qeverisë”, tha Sali, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve gjatë vizitës në Institutin universitar për radiologji – Shkup, ku u inaugurua sistemi i ri më bashkëkohor angiografik për procedura intervenuese radiologjike.

I pyetur nëse nga ana e tij ka dëshirë për zëvendësim, Sali tha se ka dëshirë të punojë dhe të promovojë pajisje e cila do të jetë më afër pacientëve.

“Unë kam dëshirë të punoj shumë dhe të promovoj gjithkund pajisje e cila do të jetë më afër pacientëve. Njëra prej gjërave që me krenari dhe shumë e kemi punuar ishte bashkëpunimi me Bankën Botërore për shndërrimin e mjeteve të caktuara të cilat ishin paraparë për vaksina, në pajisimin e spitaleve të cilat janë jashtë Qendrës Klinike. Sistemi shëndetësor nuk duhet të fokusohet vetëm në Qendrën Klinike. Për fat të keq, Qendra Klinike është shndërruar në shërbim shëndetësor terciar dhe sekondar, ndonjëherë edhe në privat në orët e vona sepse pacientët shmangin të shkojnë tek mjeku amë, kështu që shkojnë në klinikë dhe kjo shkakton kaos në sistem”, tha Sali.

Related posts

Nga 1.000 denarë për pensionistët në prill, maj dhe qershor

D V

Këto ditë takim i grupit punues për Ligjin e ri për Shoqatat dhe Fondacionet

Z.H

Reeker: US is with Macedonia as an ally and a friend

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More