Agjencia Zhurnal.mk.

Ministri Osmani për vizitë në Bruksel

Bruksel, 12 shtator – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Bruksel, në kuadër të së cilës do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Krahas me Stoltenbergun, ministri Osmani do të takohet edhe me Simon Mordju dhe Maja Kocijançiq, këshilltarë politik në Kabinetin e kryetarit të Këshillit Evropian, Sharl Mishel.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, shefi i diplomacisë do të ketë edhe brifing në Qendrën për politikë evropiane me temë “Maqedonia e Veriut dhe BE-ja: Lëvizja drejt integrimit më të madh”.

Ministri Osmani do të ketë fjalim hyrës në brifing, pas çka do të vijojë këmbim i mendimeve me mysafirët e pranishëm.

Vizitën e punës në Bruksel, Osmani do ta përfundojë me pjesëmarrje në pritjen e organizuar me rastin e Ditës së pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në organizim të misioneve tona në BE dhe NATO dhe Ambasadën e vendit në Belgjikë. 

Related posts

Kocevski: Shoqata e Prokurorëve Publikë – partner aktiv në realizimin e prioriteteve

Xh M

Takimi i presidentit Pendarovski me rektoren e UKIM-it, Angellova

Xh M

Kovaçevski konsideron se ligji i ri nuk do të ndihmojë për vazhdimin e afatit të pasaportave

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy