Agjencia Zhurnal.mk.

Ministri Nikollovski në Panairin ndërkombëtar për bujqësi “Interagro 2022” në Bjelinë

Shkup, 20 shtator – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski do të jetë nikoqir i stendës maqedonase në Panairin ndërkombëtar për bujqësi, gjueti, peshkim dhe ekologji “Interagro 2022” që nga sot deri më 22 shtator mbahet në Bjelinë, Republika Sërpska.

Republika e Maqedonisë së Veriut është shtet partner i prezantimit të panairit të 20-të jubilar në këtë panairi ndërkombëtar bujqësor.

Siç njofton Ministria e Bujqësisë, stendën e Maqedonisë do ta përfaqësojnë 13 kompani vendore dhe do t’u ofrojë vizitorëve verë maqedonase, produkte tradicionale vendore si ajvar, lutenicë, hallvë me çokollatë, tahin dhe produkte të konservuara.

Ministri Nikollovski do të mbajë fjalim në hapjen e panairit ndërkombëtar “Interagro 2022”.

Related posts

Albulena Haxhiu: Koalicioni VLEN e ka mbështetjen e parezervë të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes

Redaksia

Petrova: Fatmir Besimi në mënyrë të paligjshme ka nënshkruar pëlqime për 3000 punësime në institucionet shtetërore

Redaksia

Kolla e keqe, 46 raste të reja për një javë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky