Agjencia Zhurnal.mk.

Ministri Mexhiti për shkarkimin e drejtorit të Kardiologjisë: Ky është vetëm fillimi, do e shihni…

Shkup, 6 qershor – Ministri i shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, ka kofirmuar informacionin për shkarkimin e drejtorit të Kardio Kirurgjisë, Sashko Jovev.

“Nuk do të ketë më drejtorë që ulen në kolltuk e flenë nga 5 vite, 10 vite, pa asnjë rezultat. Prandaj shëndetësia jonë është në një gjendje kaq të amortizuar. Sa herë që ka parregullsi në punë dhe në çdo gjë tjetër, unë do të veproj kështu. Ky është vetëm fillimi, do e shihni në të ardhmen me mua si ministër, askush nuk do të ulet gjashtë muaj pa bë raport për punën e bërë”, tha Mexhiti.

Related posts

Kush e ka radhën për në “listën e zezë” amerikane?

I Z

Lloga nënshkroi kërkesën për ekstradim të Ljupço Palevskit

D V

Komuna Qendër hapi Zyrën e parë të Energjisë në vend

D V