Agjencia Zhurnal.mk.

Ministri Lupço Nikollovski nesër për vizitë në Beograd

Beograd, 26 janar – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski nesër do të qëndrojë për vizitë në Beograd.

Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi, duke iu referuar kumtesë së Ministrisë serbe të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Nikollovski së bashku me kolegët nga Shqipëria, Frida Krifca dhe Republika Sërspka, Boris Pashaliq, do të marrë pjesë në hapjen e Panairit të tretë ndërkombëtar për pemë dhe perime dhe vreshtari “Agro Beograd”, që do ta hapë ministri dikasterial Branisllav Nedimoviq.

“Agro Beograd” do të mbahet në Panairin e Beogradit nga 27 deri më 29 janar, dhe në të do të prezantohen 500 ekspozues nga Serbia dhe bota dhe pesë delegacione të nivelit të lartë, ndërsa do të organizohen edhe tubime të shumta profesionale. Mes ekspozuesve ka edhe kompani nga Italia, Spanja, Holanda, Zvicra dhe Gjermania.

Related posts

Kryeministri shqiptar/ Selmani: Mund ta pësojë fatin e dështimeve

Xh M

Hidhen poshtë akuzat ndaj tij, deklarohet Arafat Muaremi

Xh M

Ahmeti ndjek nga afër trajnimin për Zgjedhjet e brendshme një anëtar një votë brenda BDI

Xh M