Agjencia Zhurnal.mk.

Ministri indian Piu ujë nga lumi i shenjtë për të treguar se është i pastër, përfundon në spital

Një politikan indian, i cili piu ujë nga një ‘Lum i Shenjtë’ i ndotur për të provuar se uji ishte i pastër, është shtruar në spital.

Sipas Indenpendent, ministri Bhagwant Mann, piu nga “Kali Bein”, një lumë i shenjtë në Sultanpur Lodhi, dy ditë përpara se të kërkonte ndihmë mjekësore.

Në fillim të kësaj jave, ai u shtrua në spitalin Indraprastha Apollo në Delhi për shkak të dhimbjes së barkut.

Sipas burimeve, ai ndodhet ende në spital pasi u shtrua të martën. Ai po i nënshtrohet analizave mjekësore.

Ai u transportua me avion nga rezidenca e tij zyrtare në Chandigarh të martën në mbrëmje.

Kali Bein ka një rëndësi të madhe për fenë Sikh.

Related posts

Koreja e Veriut thotë se ka testuar armë të reja

Xh M

O’Brien të shtunën në Beograd, Vuçiç: Vjen për një bisedë të vështirë dhe të rëndësishme

Xh M

Milanoviq nuk mund të jetë mandatar për krijimin e qeverisë së re kroate

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky