Agjencia Zhurnal.mk.

Ministri i Shëndetësisë, Filipçe: Jemi të gatshëm t’i pranojmë pacientët nga Sofja

Shkup, 27 nëntor – Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe deklaroi sot se janë të përgatitur për të pritur dy të mbijetuarit e parë të cilët pritet të arrijnë në Shkup.

 

Sipas tij bëhet fjalë për një vajzë të moshës 17 vjeçe dhe një pacienti tjetër më të moshuar.

“Presim që të arrijnë nga Bullgaria dy nga gjithsejtë 7 pacientët që ishin të shtruar në spitalin “Pirogov”. Unë sot në mëngjes kam biseduar me drejtorin e spitalit, ata po lirohen në gjendje stabile. Bëhet fjalë për një vajzë të moshës 17 vjeçe dhe një më i moshuar. Ata do të vendosen këtu në klinikë, për këtë janë siguruar dhe vendet. Fillimisht do të hospitalizohen, pas çka do të bëjmë vlerësim dhe do të shqyrtojmë mundësin e krimit shtëpiak. Kanë arritur kolegët e psikiatrisë, për t’ju ofruar edhe mbështetje psikiatrike, që është shumë e rëndësishme në këtë moment. Kështu që jemi plotësisht të përgatitur që ti pranojmë pacientët dhe këtu të kujdesemi për shëndetin e tyre”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.

Related posts

Bislimovski: Katër vite me radhë Sekretariati i Bashkësisë Energjetike e shpall KRRE-në rregullator numër një

Z H

Moraçanin: Ne nuk do të insistojmë për dorëheqjen e Zaevit, nuk ka nevojë për zgjedhje

Z H

Pendarovski-Veçiq: Shkupi dhe Podgorica ndajnë qëllime dhe vizione identike të jashtme – politike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More