Agjencia Zhurnal.mk.

Ministri i Jashtëm rus fillon vizitën dyditore në Kinë

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov filloi të hënën një vizitë dyditore në Kinë. Lavrovi është ministri i jashtëm i parë që viziton Kinën sivjet. Gjithashtu, kjo është edhe vizita e parë e kreut të diplomacisë ruse në Kinë pas fillimit të epidemisë .

Ky vit shënon 20-vjetorin e nënshkrimit të Traktatit Kino-Rus të Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit Miqësor. Të dy palët kanë krijuar konceptin e miqësisë ndër breza dhe parimet e marrëdhënieve të reja ndërkombëtare në një formë ligjore, duke i nxitur marrëdhëniet kino-ruse të bëhen marrëdhëniet mes fuqive kryesore me shkallën më të lartë të besimit të ndërsjellë, nivelin më të lartë të bashkëpunimit dhe vlerat më të larta strategjike. Në konferencën e shtypit të “dy sesioneve” jo shumë kohë më parë, ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi njoftoi se “të dy palët kanë rënë dakord ta zgjasin traktatin dhe t’i japin atij nuancat e reja të kohës”.

Sipas njoftimeve nga të dy qeveritë, vizita e Lavrovit në Kinë do të jetë e lidhur ngushtë me “marrëdhëniet dypalëshe” dhe “bashkëpunimin strategjik”. Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës njoftoi se, gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm Lavrov në Kinë, ministrat e jashtëm të Kinës dhe Rusisë do të shkëmbejnë pikëpamje mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe takimet e fundit të nivelit të lartë, si edhe mbi çështjet ndërkombëtare dhe rajonale me interes të përbashkët.
Në vitin 2020 shkëmbimet ekonomike-tregtare ndërmjet Kinës e Rusisë i bënë ballë provës së epidemisë, duke i tejkaluar 100 miliardë dollarët amerikanë për tre vjet rresht. Kina ka qenë partnerja më e madhe e Rusisë për 11 vjet rresht.

Related posts

Gaza/ Një armëpushim i mundshëm mund të ndodhë brenda 24- 48 orëve nëse Izraeli pranon kërkesat e Hamasit

Xh M

Tragjedi në Serbi, çifti i të rinjve vret fëmijët një dhe tre vjeç, më pas hidhen nga kati i 17-të

Xh M

Iana, prezantuese AI nga Kina

V.E.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy