Agjencia Zhurnal.mk.

Ministri i jashtëm i Kazakistanit në vizitë zyrtare në Shkup

Shkup, 1 nëntor – Shefi i diplomacisë, Bujar Osmani sot do të jetë nikoqir i zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Kazakistanit, Muhtar Tleuberdi, i cili do të qëndrojë për vizitë zyrtare në vend.

 

Siç informojnë nga MPJ, në fokus të bisedave do të jenë marrëdhëniet bilaterale, posaçërisht bashkëpunimi multilateral i të dy shteteve, me theks të posaçëm në Organizatën për siguri dhe bashkëpunim në Evropë (OSBE), me të cilën do të kryesojë Maqedonia e Veriut pas dy muajve, ndërkaq do të këmbehen mendime edhe për çështje të tjera aktuale në politikën e jashtme.

Në suaza të qëndrimit të tij në Shkup, Tleuberdi pritet të takohet edhe me shefin e shtetit, Stevo Pendarovski, si dhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.

Related posts

Alternativa nuk ka realizu asgjë në 100 ditët e para në Qeveri, Zejdi pranon dështimin (VIDEO)

Redaksia

Spasovski do të marrë pjesë në Konferencën ministrore në kuadër të Procesit të Pragës

Xh M

Sot më ftohtë në Berovë, më ngrohtë në Dojran

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More