Agjencia Zhurnal.mk.

Ministri Hoxha u garanton vreshtarëve se rrushi nuk do të mbetet pa u shitur

Shkup, 8 shtator – Qeveria është në anën e bujqve, personalisht garantoj se rrushi nuk do të mbetet, i porositi sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë  dhe Ekonomisë së Ujërave Arjanit Hoxha vreshtarët nga Negotina të cilët protestuan kohëve të fundit.

 

Në Takim në Ministrinë e Bujqësisë, Hoxha informoi se çmimin blerës për këtë korrje e kanë publikuar pothuajse të kantinat e verës dhe kap vlerën prej 11 denarësh për Smederevka dhe prej 12-13 denarësh për varietetin Vranec.

Blerja nuk ka filluar ende me intensitet maksimal, deri më tani janë blerë vetëm 1.3 milion kilogramë.

“Do të angazhohem që të gjitha llojet e rrushit të mbulohen me ndihmë prej 2 denarë për kilogram.   Qeveria është vërtet në anën e fermerëve, gjë që dëshmohet nga fakti se në vitin 2020, pavarësisht krizës ekonomike nga Kovid -19, shteti pagoi 20 milionë euro për vreshtarinë, një pjesë për subvencione dhe një pjesë përmes Kovid masave”, theksoi Hoxha.

Në takim morën pjesë edhe drejtori i Inspektoratit për Bujqësi Zoran Shapuriqi dhe kryetari i Negotinës, Toni Dellkov

“Inspektorati është në terren për çdo ditë, të gjitha peshoret janë kalibruar, kurse në ditët në vijim kontrollet e inspektimit do të jenë edhe më të mëdha”, tha Shapuriqi.

Hoxha dhe drejtori Shapuriq inkurajuan kultivuesit e rrushit se kudo që do të ketë problem në vlerësimin e peshës, sheqerit ose çmimit të blerjes, kultivuesit e rrushit duhet të informojnë autoritetet menjëherë në numrat tanë telefonik në mënyrë që askush të mos dëmtohet dhe blerja e rrushit të shkojë ashtu siç është rënë dakord.

“Kjo vlen posaçërisht për ato kantina që nuk respektojnë çmimet e shpallura publikisht, çdo fermer thirret të raportojë menjëherë jokorrektësinë ndaj tyre. Pas raportimit të parregullsive, inspektorët do të dërgohen menjëherë për të vërtetuar gjendjen faktike”, thanë Hoxha dhe Shapuriqi.

Kryetari i Komunës së Negotinës, Delkov, edhe një herë informoi se nga ana e komunës është publikuar thirrje për raportimin e dëmeve të shkaktuara nga thatësira në faqen e internetit të komunës dhe u bëri thirrje të gjitha fermerëve që janë të dëmtuar, të aplikojnë. 

Related posts

Pocesta: Ta duash Dibrën me pastërti është detyrim moral i gjithsecilit…

D V

Oda Ekonomike Amerikane kërkon përshpejtim të dinamikës legjislative për nxitjen e investimeve

D V

Kongresi i shtatë i SASHK: Pagat dhe digjitalizimi në shkolla sfidat kryesore për përbërjen e re

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More