Agjencia Zhurnal.mk.

Ministri Hoxha mori pjesë në korrjen e grurit: Nuk ka gëzim më të madh për fermerët

Shkup, 7 korrik – Ministri i Bujqësisë Arjanit Hoxha, sot ishte pjesë e ngjarjes solemne të fillimit të korrjes në fushat me grurë të ZK Pelagonisë, informon Zhurnal.

 

Siç shprehet Hoxha, për fermerët nuk ka gëzim më të madh kur korrë frytet e punës së tij.

Në kushtet klimatike që kemi në Maqedoni, Hoxha shprehet se kultivimi i kulturave të drithërave është me të vërtetë i shkëlqyer, kjo vlen posaçërisht për rajonin e Pellagonisë, hambarin tonë më të madh të drithit.

“Qoftë kjo korrje me bereqet në të gjitha fushat me drithë tek ne dhe në gjithë botën!
Sot pata kënaqësinë të jem pjesë e ngjarjes solemne të fillimit të korrjes në fushat me grurë të ZK Pelagonisë.

Nuk ka gëzim më të madh për fermerin sesa kur arrin të korr frytet e punës së tij. Gëzim edhe më i madh është atëherë kur viti është i frytshëm dhe korrja është e pasur, ky është shpërblimi më i mirë për mundin e dhënë. E gjithë puna e tyre, e gjithë koha e përkushtuar dhe e gjithë dashuria që fermerët japin në fushat e tyre me grurë, le t‘u kthehet atyre si bekim përmes korrjes së begatë.

Në kushtet klimatike që kemi në vendin tonë, kultivimi i kulturave të drithërave është me të vërtetë i shkëlqyer, kjo vlen posaçërisht për rajonin e Pellagonisë, hambarin tonë më të madh të drithit. E gjitha kjo dëshmohet nga të dhënat e njësive rajonale të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, sipas të cilave sipërfaqja e punueshme me grurë në vitin 2021 është rreth 79,000 hektarë, që paraqet një rritje prej rreth 7% në krahasim me vitin 2020. Këtë vit, ne presim rendiment mesatar prej rreth 3,200 deri në 3,500 kg / ha ose në total prej rreth 260,000 ton grurë”, është shprehur ministri Hoxha

Qoftë kjo korrje me bereqet në të gjitha fushat me drithë tek ne dhe në gjithë botën!Sot pata kënaqësinë të jem pjesë…

Posted by Arjanit Hoxha on Wednesday, July 7, 2021

Related posts

Filloi trajnimi për regjistruesit rajonal në Komunën e Kërçovës

Redaksia

Zaev: Demokracia vjen nga populli për t’i shërbyer popullit

D V

Shahpaska: Vazhdojmë të përpiqemi për rritjen dhe zhvillimin e duhur të më të rinjve

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More