Agjencia Zhurnal.mk.

Ministri Hoxha mori pjesë në konferencën “Bletaria e qëndrueshme – përvoja dhe praktika”

Shkup, 26 tetor – Me ftesë të Ambasadës së Republikës së Sllovenisë, sot ministri Hoxha mori pjesë në konferencën me temë “Bletaria e qëndrueshme – përvoja dhe praktika”.

 

Bletarët sllovenë janë ekspertë të shquar të kësaj dege, si dhe liderë në mbrojtjen e bletëve. Me iniciativën e tyre u vendos Dita Botërore e Bletës, e cila nxiti shumë aktivitete për ruajtjen e bletëve.

Konferenca e sotme do të kontribuojë në shkëmbimin e dyanshëm të përvojave për teknikat dhe praktikat e qëndrueshme të bletarisë, me fokus në ndryshimet klimatike dhe ndikimi në bletari.

Benefiti përfundimtar është zhvillimi edhe më i madh i bletarisë. Motivi i zhvillimit pasohet edhe nga angazhimi serioz për mbrojtjen e të gjitha llojeve të bletëve të egra dhe të kultivuara të mjaltit, proces ky që është aktiv në mbarë botën, falë bletarëve sllovenë.

MBPEU mbështet fuqishëm bletarinë, kjo dëshmohet edhe nga numri i familjeve të bletëve të regjistruara, të cilat janë në rritje të vazhdueshme, si konfirmim i politikave të mira për zhvillimin e kësaj industrie të rëndësishme blegtorale.

Related posts

Analizë: Edhe 30 milion euro për zhvillim të zonave kufitare Maqedoni e Veriut – Bullgari

Z H

Pendarovski: Nëse një gjeneratë e humb besimin në drejtësi, ajo e ka humbur besimin në shtet

D V

МSH: Dje janë vaksinuar 14.159 qytetarë

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More