Agjencia Zhurnal.mk.

Ministri Çeku pret në takim ekipin e filmit “Zgjoi”: Kinematografia e Kosovës është duke ecur në hap me botën

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku, ka pritur ditën e sotme (e mërkurë) në takim ekipin e filmit “Zgjoi”.

 

Kjo është bërë e ditur nga një postim i bërë në rrjete sociale, në të cilin Çeku thekson se po i ofrohet mbështetje e nevojshme në rrugëtimin e tyre, drejt ‘Oscars 2022’.

Tutje, ministri shton se me gjithë sukseset që janë bërë deri më tani Kinematografia e Kosovës është duke ecur në hap me botën.

Foto: Facebook

“Ky është ekipi i filmt “Zgjoi” që po bën historinë drejt çmimit prestigjioz Oskar. Institucionet e shtetit janë duke e ofruar gjithë mbështetjen e nevojshme në këtë rrugëtim të përbashkët”, tha Çeku.

“Kënaqësi e veçantë takimi i sotëm dhe koha që kaluam bashkë. Artistët tanë vazhdojnë të na përfaqësojnë dinjitetshëm. Kinematografia e Kosovës është duke ecur në hap me botën”, vazhdon më tej ministri.

Ky është ekipi i filmit "Zgjoi" që po bën historinë drejt çmimit prestigjioz Oskar. Institucionet e shtetit janë duke e…

Posted by Hajrulla Çeku on Wednesday, December 29, 2021

Related posts

Biblioteka e Natyrës, ideja e bukur e të rinjve korçarë për të përqafuar botën e letërsisë

D V

Ditët e filmit gjerman

Z H

Si arrijnë arkeologët t’i deshifrojnë gjuhët e vdekura?

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More