Agjencia Zhurnal.mk.

Ministri Boçvarski u takua me ambasadorin kinez Xuo

Shkup, 27 gusht – Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski sot realizoi takim pune me Xhang Xuo, ambasador i Republikës Popullore të Kinës në shtet, të cilin e falënderoi për kontributin e deritanishëm në pjesën e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet të dyja vendeve, njoftoi Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

 

“Kriza e Kovidit i goditi të gjitha vendet dhe për këtë bëj thirrje dhe mbështetje për bashkëpunim edhe më të madh të ndërsjellë me qëllim të ngritjes së shkëmbimit tregtar në nivel më të lartë”, theksoi Boçvarski.

Nga Ministria e Transportit theksojnë se në takimin ambasadori personalisht ia ka dhënë ftesën ministrit për konferencën e ardhshme „Second United Nations Global Sustainable Transport Conference” e cila do të mbahet prej 14 deri 16 tetor në Pekin.

Related posts

VMRO publikon kandidatë të tjerë për në zgjedhje, mes tyre dhe aktori Toni Mihajllovski

Z H

Aksidenti tragjik në Bullgari, liderët e partive politike në Kosovë shprehin ngushëllime për viktimat

D V

Në ora 11 fillon seanca për mos besimin e Qeverisë, kush do të dalë fitues?

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More