Agjencia Zhurnal.mk.

Ministri Boçvarski në Berovë i prezantoi procedurat e thjeshtuara për instalimin e fotovoltaikëve

Berovë, 9 dhjetor – Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, sot e vizitoi Komunën e Berovës, ku së bashku me kryetarin Zvonko Pekevski, para qytetarëve i prezantuan procedurat e thjeshtuara për vendosjen e termocentraleve fotovoltaike, pas ndryshimeve të fundit të Ligjit për Ndërtim.

Qëllimi, siç theksoi ministri Boçvarski, është që komunat të fillojnë me procedurën më të lehtë për vendosjen e termocentraleve fotovoltaike në çatitë e objekteve të tyre, të cilat do të kontribuojnë në uljen e faturave të energjisë elektrike, dhe nga ana tjetër do të ndihmojnë të gjithë sistemit energjetik në shtet.

“Kjo procedurë tashmë është miratuar dhe më vjen mirë që qytetarët tashmë e njohin dhe aplikojnë nëpër komuna për vendosjen e fotovoltaikëve sipas procedurës së re. Kjo është procedura më e shkurtër me të cilën kemi dorëzim vetëm një projekt me fazë arkitekturore dhe elektrike në komunë dhe vetëm informacion apo njoftim në komunë për atë se ai person juridik apo fizik do të vendosë një termocentral fotovoltaik në objektin e tij. Në këtë rast, nuk do të presin asnjë procedurë nëpër komuna për të marrë një zgjidhje për vendosjen të këtij lloji në objekte në çatitë e tyre dhe të mundet menjëherë nga dita e nesërme të fillojnë me vendosjen e këtyre objekteve në çatitë e tyre”, tha Boçvarski.

Edhe pse deri më tani, siç theksoi ministri, për procedurën është pritur 30 ditë që të hartohet një zgjidhje e tillë nga qeverisjet lokale, sot për të duhet vetëm një ditë, përmes njoftimit të komunës me paraqitjen e një procedurë të shkurtuar të një projekti të shkurtuar themelor për vendosjen e këtij lloji të objektit.

Procedura ka të bëjë me vendosjen e termocentraleve fotovoltaike në çatitë e objekteve për persona fizikë dhe juridikë, për individë ose familje deri në 6 kw, instalimi është pa asnjë aprovim dhe për persona juridikë deri në 40 kw, me çfarë, sipas ministrit, zgjidhet kjo çështje në mënyrën më të shpejtë të mundshme që qytetarët gjatë këtij dimri të instalojnë objekte të tilla në çatitë e tyre.

Për kryetarin Pekevski, ngjarja e sotme do të jetë në dobi të madhe për qytetarët e Komunës së Berovës, të cilët në një numër solid kanë shfaqur interesim për vendosjen e termocentraleve fotovoltaike në çatitë dhe objektet e tyre.

Related posts

Nacevska: Qytetarët gjithnjë e më tepër i shfrytëzojnë përfitimet nga bankaria elektronike

D V

Banorët e Labunishtës kërcënojnë me bojkot të mësimit nëse nuk ndërpriten punimet ndërtimore në guroret

Xh M

Transgjinorët do të përfshihen në propozim ligjin e ri për evidencë amë

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More