Agjencia Zhurnal.mk.

Ministri austriak për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare Linhart nesër në vizitë zyrtare në Shkup

Shkup, 17 nëntor –  Ministri i Punëve të Jashtme  Bujar Osmani, nesër do të jetë nikoqir i Ministrit Federal për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, Mihail  Linhart.

 

 Në fokus të bisedimet pritet të jenë marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale politike dhe ekonomike-tregtare, si dhe integrimi evropian i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me theks në Samitin e ardhshëm të dhjetorit të Bashkimit Evropian.

 Në kuadër të vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, Linhart përveç takimit me Osmanin do të takohet edhe me lidershipin politik, mes të cilëve Presidentin, Stevo Pendarovski; Kryeministrin, Zoran Zaev dhe Zëvendëskryeministrin e Parë, Artan Grubi.

 Përveç delegacionit politik, Linhart do të shoqërohet edhe nga delegacion austriak ekonomik, përkatësisht biznesor, me ç’rast do të realizojë takime edhe me resorët ekonomik të Qeverisë.

Gjithashtu, është planifikuar mbajtja e një ngjarjeje biznesi, me qëllim avancimin e shkëmbimit tregtar dhe shfrytëzimin e mundësive për investime.

Related posts

Carovska: Me kualifikim dhe rikualifikim drejt mundësive më të mëdha për punësim

Z H

Në VK Tabanoc pritet rreth 40 minuta për dalje nga shteti

D V

Marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë janë në rritje në vitin 2021

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More