Agjencia Zhurnal.mk.

Ministri austriak: Hapja e bisedimeve me Shqipërinë domosdoshmëri, shpesoj të ndodhë në dhjetor

Ministri për Evropën dhe Çështjet ndërkombëtare të Austrisë, Michael Linhart, pas Shkupit këtë të premte ka zhvilluar një vizitë në Shqipëri, ku në fokus ka pas mesazhet e vendit të tij për hapjen e negociatave.

 

Diplomati austriak në konferencën e përbashkët me homologen Olta Xhaçka është shprehur se hapja e bisedimeve me Shqipërinë është një domosdoshmëri e nivelit të lartë dhe sipas tij shpreson që të hapen në dhjetor.

“Hapja e bisedimeve me Shqipërinë janë një domosdoshmëri e nivelit të lartë dhe shpresoj që të hapen në dhjetor. Duhet që të heqim vëmendjen e heqjes së pikave me listë por është e rëndësishme që të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimorë, janë në lartësinë e duhur me vendet anëtare të Bashkimit Evropin, ndaj sëbashku me Çekinë dhe Sllovakinë kemi bërë disa propozime në Parlamentin Evropian dhe do të ketë disa projekte në të ardhmen, sidomos për rininë.

E kam thënë dhe në shkurt se ne kemi një dritare të hapur për shansin për të zhvilluar këto bisedime me Shqiperinë dje Maqedoninë. Nuk është diçka e rëndësishme vetëm për këto vende por për të gjithë rajonin, për të dhënë një mesazh për një hap më tej drejt Evropës, dhe të themi se ja ka vlejtur reformat në drejtim të Evropës. Ato janë mes të Evropës dhe nuk duhet të jenë të përjashtuar nga Evropa. Sigurisht që këtë mesazh duhet që tua japim dhe partnerëve në BE që ky është një shans absolut që të hapen negociatat për të dy vendet”, ka thënë ministri austriak.

Related posts

U shpall ‘Non Grata’/ Kim ultimatum Bashës: Në shtator në Parlament pa Berishën! Një parti s’mund të ‘hajë bar’ për hir të një deputeti! Të shkëputemi nga komunizmi

D V

Arrestohet autori që përplasi për vdekje këmbësorin në Berat

N E

Kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi takon përfaqësuesen e OSBE-së për Lirinë e Medias, Ribeiro: Diskutuam mbi vijimin e bashkëpunimit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More