Agjencia Zhurnal.mk.

Ministrat e financave të BE bisedojnë për ide për rregullat e ardhshme buxhetore

Ministrat e financave të Bashkimit Evropian sot në Pragë biseduan për çasje të ndryshme për reformimin e rregullave të përbashkëta buxhetore të bllokut.

Rregullat zakonisht të ashpra për borxh dhe deficit të BE-së në masë të madhe janë suspenduar prej se pandemia e Kovid-19 ka nxitur madje edhe vendet kursimtare si Gjermania, të ndërmarrin shuma të mëdha të borxhit publik, njoftoi DPA.

“Rregullat duhet të jenë të qarta dhe duhet të zbatohet. Kjo do të thotë se duhet të jenë reale”, tha ministri çek i Financave, Zbinek Stanjura, i cili kryesoi me bisedat, duke shtuar se qëndrimet mes vendeve të BE-së ende dallojnë.

BE-ja planifikon të kthehet në disiplinën buxhetore nga viti 2024, por lufta në Ukrainë, ndryshimet gjeopolitike dhe gjasat ekonomike dhe investimet e mëdha për luftë kundër ndryshimeve klimatike, e parashtrojnë pyetjen se si duhet të duken rregullat e reja.

Komisioni Evropian pritet ta prezantojë propozimin e vet për reformat ligjdhënëse muajin e ardhshëm, që do të jetë bazë për diskutim mes ministrave të financave të BE-së, që të arrijnë marrëveshje për rregullat e ardhshme të përbashkëta.

Related posts

Autoriteti Palestinez e formon kabinetin e ri

Xh M

Lula: Negociatat aktuale të marrëveshjes BE-Mercosur duken më premtuese se më parë

Xh M

Qeveria Mitsotakis i mbijeton mocionit të mosbesimit në parlament, 158 deputetë votuan kundër

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy